2012-11-22 15:46:02

Zef Pali: Flamurit!


N’nji shesh ngjyr’ gjaku nën rreze t’diellit
Zbriti Shqiponja pushoi mbi tise;
Nji flak’ e kuqe n’hapsin’ të qiellit
Dha drit’ e zjarrin hapi n’kto vise.

Përhidhu Flamur
Mbi kshtjelle t’ueja
Çerdhen e t’Parvet
Shqipeve rueja.

N’fushat gjelbrore, n’malet shkambore,
Nji zemër rrahi, nji gjuh’ u-ndi,
Kaluene shekujt kapun për dore,
N’gjak u-pagzuene Shqiptar’t e rí.

Përhidhu…

Iliri i hovshëm t’pat Pris n’fitime,
Palla e Kruetanit më ty ç’vringlloi
Nën Ty u endën trimní t’ pandieme
T’fal’mi, o Flamur, shenj’ për Heroj!

Përhidhu…

Zef Pali, shkrimtar e nismëtar i programit të gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit me dom Zef Shestanin.







All the contents on this site are copyrighted ©.