2012-11-22 14:06:03

Bisedime katoliko-myslimane mbi drejtësinë. Papa: të vazhdohet dialogu


“Vazhdoni në rrugën e dialogut të vërtetë e të frytshëm”: kështu i inkurajoi Papa pjesëmarrësit e Bisedimeve VIII të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar me Qendrën Islamike për Dialogun Ndërfetar të Organizatës për Marrëdhëniet e Kulturën Islamike. Takimi, me temë “Bashkëpunimi katolik e mysliman për promovimin e drejtësisë në botën bashkohore” përfundoi dje me mesazhin e Benediktit XVI. Takimi i ardhshëm do të mbahet në Teheran, pas dy vjetësh.
Në notën përfundimtare, përfaqësuesit e të dyja feve shprehin “shqetësimin për sfidat aktuale, përfshirë krizën ekonomike, çështjet ambientale, dobësimin e familjes si institucion themelor i shoqërisë dhe kërcënimet kundër paqes botërore”. Ata pranojnë përgjegjësinë e krerëve fetarë, por edhe të çdo besimtari, në denoncimin e çdo shtypje e shfrytëzimi dhe në promovimin e drejtësisë si virtyt i bazuar në dinjitetin e njeriut.
“Ne besojmë – shkruajnë pjesëmarrësit e Bisedimeve – se fetë tona kanë mundësi t’i frymëzojnë popujt për të punuar që drejtësia e paqja të bëhen realitet”. Për këtë, kërkojnë që myslimanët e të krishterët të vazhdojnë të njihen më nga afër, përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Frytet e Bisedimeve, nënvizojnë në fund, u duhen çuar të gjithë popujve e bashkësive, në mënyrë që të kenë ndikim në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.