Festimet në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Tirana fillon veprimtaritë festive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që
më 26 nëntor. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka njoftuar rendin e aktiviteteve
të organizuara me këtë rast. Prej ditësh tashmë, kryeqyteti ka veshur ngjyrat e flamurit,
por në detaje, ja programi i festës: PROGRAMI 26 – 28 NËNTOR 2012 26
nëntor 10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB) 11:00
– Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 - Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”) 11:30
– Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)
12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)
13:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi
i Doganës) 18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga
dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB) 20:00 – Koncert me këngë patriotike
me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)
27 nëntor 10:00 – Vazhdon Panairi “Blej produkte shqiptare” 10:00 – Vazhdon përgatitja
e tortës 10:00 – Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”) 11:00
– Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit) 15:00 –
Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (Vendndodhja: Rruga
e Durrësit) 20:00 – Koncert me grupe roku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)
28 Nëntor Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00 SHESHI
“SKËNDERBEJ” Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB) Hedhja e parashutistëve
me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI” Panairi “Blej produkte shqiptare” Koncert
me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari
i GKA
LULISHTJA TE PARKU “RINIA” (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE Telajo
për pikturën me temë “100 vjet pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m) Koncert për
fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.) Teatër
për fëmijë (Teatri i Kukullave) Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë
LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”
Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit)
URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA” Performancë e Cirkut RR. “ISMAIL QEMALI”
(PEDONALE) Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore
nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
PERGJATE BULEVARDIT “DESHMORET
E KOMBIT” Photo point me personazhe historike Rreth 100 animatorë të veshur
me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël
dhe organizojnë lojëra.