2012-11-20 15:38:25

Thesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptare në Romë


Qe një sallë e mbushur plot konferenca e shtypit, që parapriu ceremoninë e përurimit të ekspozitës “Thesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptare”, e cila u hap sot në Romë në kompleksin “Vittoriano”, në qendër të kryeqytetit italian.
Një udhëtim në trashëgiminë historiko-kulturore, që fillon nga Neoliti e deri në shekullin XVII, për të rizbuluar e për të treguar, në 100-vjetorin e Pavarësisë, se Shqipëria dhe shqiptarët i kanë rrënjët në Evropë. 150 objekte arkeologjike, ndër të cilat një vazo e Neolitit e konsideruar më e bukura në Evropë, por edhe vegla pune e mjete lufte, për të përfunduar me pikturat e të famshmit Onufri.
Gjatë përurimit të ekspozitës, sot pasdite në orën 17.30, përveç Ambasadorit të Shqipërisë pranë Republikes Italiane, zotit Llesh Kola dhe funksionarëve ministrorë, ishin të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Xhulio Terci di Sant’Agata.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar 2013, për të shkuar më pas në Torino, ku do të vendoset në Sallën e Senatit të Pallatit Madama, kornizë e mrekullueshme muzeale. Pas konferencës së shtypit të paradites së sotme, folëm me drejtorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe…...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.