2012-11-17 18:02:09

Papa ipeshkvijve francezë: Kisha duhet ta ngrejë zërin për të mirën e përbashkët, jetën e familjen!


Të krishterët të impenjohen për të mirën e përbashkët, duke mbrojtur familjen e jetën: kjo është porosia kryesore e Benediktit XV në audiencën e sotme me ipeshkvijtë francezë, të cilit i priti në Vatikan me rastin e vizitës ‘ad Limina Apostolorum’.
Në fjalimin drejtuar prelatëve, Papa nënvizoi se Viti i Fesë është rast i rëndësishëm impenjimi për t’ua transmetuar vlerat e krishtera breznive të reja. Benedikti XVI i ftoi ipeshkvijtë, së bashku me besimtarët e tyre, të jenë të vëmendshëm ndaj projekt ligjeve, që kërcënojnë martesën e një burri me një grua, mbrojtjen e jetës nga zënia në vdekjen e natyrshme dhe orientimin e drejtë të bioetikës, duke i qëndruar besnikë dokumenteve të Magjisterit.







All the contents on this site are copyrighted ©.