2012-11-12 16:23:17

Papa takon anëtarët e Shoqatës së Shën Çeçilies


Në kuadrin e Kuvendit të “Scholae Cantorum”, që mbahet në Romë sot dhe nesër, rreth 6 mijë anëtarë të shoqatës së Shën Çeçilies u takuan me Papën Benedikti XVI, i cili i priti në audiencë në Sallën Pali VI në Vatikan.
Është hera e parë, që Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger pret këtë shoqatë italiane, themeluar në vitin 1584 e miratuar një vit më vonë nga Papa Siksti V, për të “nxitur e mbrojtur muzikën kishtare apo liturgjike sipas frymës së Kishës, duke respektuar me saktësi direktivat kishtare”.
Anëtarët e kësaj shoqate do të marrin pjesë edhe në Lutjen e Engjëllit të Tënzot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, së bashku me besimtarët e ardhur nga e gjithë bota. Kuvendi po zhvillohet sa në Sallën Pali VI, aq në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke alternuar këngë nga kompozitorë të famshëm të muzikës kishtare me kremtime eukaristike.







All the contents on this site are copyrighted ©.