Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë: Kontributi i Kryedioqezës së Durrësit
Para se të flasim, në emisionin e sotëm, për kryeipeshkvin Bianchi dhe rolin, që luajti
në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë, po ndalohemi tek rëndësia që kishte krydioqeza
e Durrësit. Sipas gjasave e ngritur në dinjitetin e kryeipeshkvisë që në fillimet
krishterimit, gjatë periudhës turke ishte provinca më e madhe kishtare katolike.
Përveç dioqezës së Durrësit, ajo përfshinte edhe dioqezat dikur sufragane të Albanense,
Bendense, Lisiense, Canoviense si dhe atë të Krujës, banuar ende nga popullsi katolike.
Për të pasur një ide të qartë mbi shtrirjen edhe pushtetin e kësaj dioqeze, mjafton
të lexojmë relacionet e ipeshkvinjve Vinçenc Zmajeviç e Primo Bianki, argjipeshkëv
i Durrësit nga viti 1906 deri në vitin 1912 (cfr. Relacioni baritor Primo Bianchi
1912=APF,NS Vol. 516(1912) Rubr. 109. f. 720). Hollësira mund të lexohen edhe në
shkrimin e Peter Bartl “Argjipeshkvia e Durrësit gjatë periudhës turke, sipas relacioneve
të vizitave baritore”, botuar në revistën “Hylli i Dritës”, 2, 2011, fq. 3-25. Po
kujtojmë ipeshkvijtë, duke nisur nga Primo Bianchi dhe periudhën kur ishin kryeipeshkvij: Primo
Bianchi † (korrik - j , kur dha dorëheqjen) Francesco Melchiori, O.F.M. † (nga
22 maji , deri më 15 maj 1929. Vdekur më ) Pjetër Gjura † (15 maj - korrik ,
kur vdiq) Vinçenc Prennushi, O.F.M. † (qershor - c , kur vdiq) Seli vakante
(1949-1992) Nikollë Troshani † (l - , kur u tërhoq) (administrator apostolik) ,
nga hjetori i vitit e në vijim.Prej këndej, ndërmjet telegrameve më të rëndësishme,
që arritën nga Vlora në krahinat e ndryshme të Shqipërisë, ishte ai që nisej më 14,
Vjeshta e Tretë 1328-1912 në adresën:
Arqipeshkvit Prenk Biankit
KurbinPassi gjithë Shqipnia shpalli liriën e indipendencën e vet, i ngarkohet
kujdesit të veçantë të hirësisë tuej, qi t’a bâni me ditë punën, popullit të Malsiës
qi âsht ndën sundimin tuej shpirtnuer, edhe passi nuk kemi mjet tjetër, po me ndërmjetësiën
tuej, t’i bâhet me ditë ipeshkvivet të tjerë e popullit të Mirditës e të Shkodrës.
Prap lutemi me i njoftue e shpallë atyne qi dishirojshin autonomiën e Shqipniës, se
passi fituam indipendencë të plotë edhe nuk mbeti mâ nevojë për me i a mbërrimë qëllimit
me ndihmën e nji mbretnie të huej, duhet të vepërojnë së bashku me gjithë kombin shqiptar. Ismail Qemali Nikollë Kaçorri Telegrami ishte shkruar turqisht, prej këndej poshtëshënimi: Hamid
Beut zëvendës-prefektit
Durrës Ju porosisim me randësië, qi telegrammën e shkrueme sipër t’a përktheni
shqip ose italisht edhe t’a dërgoni me mjet të shpejtë, atje ku e do puna. Ismail Qemali (“Dokumente historike për t’i shërbyer Historiës tonë,”,
botuar nga Lef Nosi, duke nisur nga Viti I, prill 1924, n. 4, fq 119) Po kush
ishte Imzot Bianchi e pse nuk shkoi vetë në Vlorë, po nisi atje përfaqësuesin
e tij? Imzot Prend a Prenkë Bianchi, i njohur nga vendasit me emrin Prend Bardhi (Kameri),
lindi në fshatin Delbnisht të Kurbinit, më 16 maj të vitit 1852. Mbasi kreu studimet
e larta për filozofi e teologji, u shugurua meshtar më 19 shtator 1874. Në fillim
u emërua famullitar në Selitë të Madhe, në Mirditë. Me tërheqjen nga detyra të Imzot
D’Ambrosios, me Breven Apostolike të Selisë së Shenjtë të datës 7 korrik të vitit
1893, Dom Prend Bianki u emërua Arqipeshkëv i Durrësit, për t’u shuguruar më 21 korrik
të vitit 1893, në Shkodër, prej Imzot Pashk Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës.
Bjanku ishte atdhetar, gjë që e dëshmoi duke mbështetur, së bashku me dom Nikollë
Kaçorrin e atë Shtjefën Gjeçovin, kryengritjen e kurbinasve kundër turkut, nën udhëheqjen
e Gjin Pjetrit në vitet 1903-1912. Ai dha dorëheqjen më 12 korrik 1922, për shkak
të moshës së shkuar. Si iu miratua kërkesa nga Papa, ipeshkvi plak u nis për në
Romë, ku edhe vdiq më 19 gusht 1927, kur Ahmet Zogu përgatitej ta shpallte veten mbret
të Shqipërisë.