2012-11-12 16:22:18

Dje pasdite Papa ishte përsëri në Kapelën Sikstine, ku mori pjesë në Koncertin, ofruar nga i vëllai, imzot George.


Përsëri i rrethuar nga figurat mahnitëse të Kapelës Sikstine, Papa, dje pasdite, ku, me rastin e Festivalit XI të Muzikës e të Artit kishtar, ndoqi një koncert krejt të veçantë. Ishte Koncerti që dha, për nder të Benediktit XVI, i vëllai, imzot George Ratcinger, meshtar e kompozitor.
Të pranishmit, rreth Papës, ndoqën Missa Anno Santo, besuar Korit të Kapelës Muzikore Papnore, nën drejtimin e Masimo Palombelës i cili, në mikrofonin tonë, e konsideron kompozitorin...RealAudioMP3

Përgjigje: - Një muzikant i përgatitur plotësisht, që u kujdes për teknikën e drejtimit, për teknikën e korit, për aspektin kompozitiv, domethënë, për gjithçka. Kuptohet menjëherë nga muzika e tij se ka ndjekur të mëdhenjtë, por duke krijuar stilin e vet. Ishte një Meshë e romantizmit të vonë, me ndikime nga Betoven, nga Vagner, por me rrënjë në traditë, me aftësi për të krijuar tinguj të rinj muzikorë.








All the contents on this site are copyrighted ©.