2012-11-09 15:54:11

Papa pret ambasadorin e ri të Serbisë pranë Selisë së Shenjtë


Sot paradite, sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Benedikti XVI priti në audiencë Mirko V. Jeliç, ambasador i Serbisë pranë Selisë Apostolike, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
I lindur në Zagreb, më 15 tetor 1949, i diplomuar në drejtësi, pranë Universitetit të Zagrebit më 1973, ambasadori serb është specializuar pranë Gjykatës Tregtare (1973-1975) dhe më pas ka ushtruar detyrën e avokatit. Ka kryer disa detyra të larta me karakter qeveritar e diplomatik, duke e përfaqësuar vendin e vet nga Malajzia, në Kore e tani në Romë, pranë Selisë Apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.