2012-11-09 15:55:00

Në Vatikan, takim për ungjillëzimin e detarëve


Nga data 19 deri më 23 nëntor, në Vatikan do të mbahet Kongresi XXIII botëror i Apostullimit të detit. Takimi u paraqit në Sallën e Shtypit të Vatikanit nga kryetari i Këshillit Papnor për emigrantët dhe endacakët, kardinali Antonio Maria Veliò, nga atë Gabriele Ferdinando Bentolio dhe atë Bruno Çiçeri, përkatësisht zëvendës sekretar dhe nëpunës i të njëjtit dikaster. Të dy rregulltarët janë të Urdhërit të Skalabrinianëve, tradicionalisht të impenjuar në ndihmë të italianëve jashtë vendi.
Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi, duke hapur konferencën, kujtoi se është hera e parë, gjatë tridhjetë viteve të fundit, që preket një temë e tillë në Romë.
Ndërsa kardinali Veliò sqaroi se Kongresi i Apostullimit të detit mblidhet çdo pesë vjet e mbahet në qytete të ndryshme të botës. I fundmi ishte ai i Bolonjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.