2012-11-09 15:54:24

Kardinali Bertone: SHBA dhanë një leksion demokracie, Italia të ndjekë shembullin e tyre.


Ky i zgjedhjeve të fundit amerikane ishte leksion i pjesëmarrjes masive dhe entuziaste në këtë akt të demokracisë. Shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në vende të tjera, si Italia, e jo si akt i ikjes nga përgjegjësia, por i thellimit të vetëdijes për përgjegjësinë, që ka çdo qytetar. Janë fjalët e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, gjatë një takimi me kronistët, në përfundim të hapjes së Vitit akademik të studimeve rotale, dmth të së drejtës kanonike. Është fjala për juristë, të cilët përgatiten për Romanae Rotae Tribunalis, kryesisht për gjykatën e Vatikanit, që njihet me emrin Rota Romana dhe ka për detyrë të mbrojë të drejtat e Kishës e të përcaktojë vijat themelore të jurisprudencës, duke ndihmuar, përmes vendimeve të saj, edhe gjykatat më të ulta kanonike.







All the contents on this site are copyrighted ©.