2012-11-08 12:55:29

Ipeshkvijtë e Burundit, të kënaqur me Marrëveshjen-kuadër me Selinë e Shenjtë


“Marrëveshje, që siguron paqen shoqërore e fetare në vend, pasi popullsia katolike dhe barinjtë e saj shohin se kërkesat e tyre kuptohen e mbrohen nga shteti”. Kështu e komentojnë ipeshkvijtë e Burundit, nënshkrimin e Marrëveshjes-bazë ndërmjet qeverisë dhe Selisë së Shenjtë, të martën e sapokaluar. Në Premisat e Marrëveshjes, sqarohet se ajo synon të japë një kuadër juridik për marrëdhëniet ndërmjet shtetit e Kishës, për të favorizuar bashkëpunimin në të mirën e popullsisë së Burundit. Ky vend është më i krishteri i Afrikës, me 65% të popullsisë katolike. Më 11 shkurt 1963, këtu u hap përfaqësia e parë e Selisë së Shenjtë në kontinentin e zi.

Duke kujtuar se marrëdhëniet ndërmjet shtetit e Kishës nuk kanë qenë gjithmonë të mira, komunikata nënvizon se marrëveshja tregon vullnetin e qeverisë për të vazhduar procesin demokratik, që karakterizohet si nga respektimi i të drejtave të njeriut, ashtu edhe nga nderimi i Kishës Katolike. Duke krijuar kuadrin juridik, organizatat dhe institucionet katolike nxiten të hapin shkolla, spitale dhe veprimtari të tjera në dobi të popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.