2012-11-08 17:05:31

Dom Nikollë Kaçorri protagonist i flamurit shqiptar


Dom Nikollë Kaçorri, është një personalitet i shquar që përgatiti Pavarësinë e Shqipërisë. Këtë e dëshmon edhe fakti që dom Nikollë Kaçorri ishte në Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912, që ishte në krahun e djathtë të Ismail Qemalit. E vërtetë dom Nikollë Kaçorri është figurë e jashtëzakonshme, madje themelore në lëvizjen dhe procesin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në ngjarjen historike të shpalljes së Pavarësisë së Vendit, dom Nikollë Kaçorri nuk qe i pranishëm në emrin e tij personal, por si përfaqësues i Kishës Katolike dërguar nga ipeshkëvi dioqezan i tij. Ai u dallua në veprimtarinë ungjillëzuese e atë kombëtare. Krahas misionit meshtarak e atij kulturor, dom Nikollë Kaçorri, prift e dijetar i madh, ishte jashtëzakonisht i angazhuar në mbështetje të çështjes kombëtare nga mbrojtja e gjuhës, e shkrimit dhe e shkollës shqipe, deri te mbështetja e kryengritjes së popullit shqiptar të viteve 1911-1912, që i paraprijnë shpalljes së pavarësisë së Vendit.
Në vitin 1908 në Kongresin e Manastririt së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, dom Nikollë Kaçorri i dhanë kahje perendimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tash mase 100 vjet.
Personaliteti i dom Nikollë Kaçorrit, prift, atdhetar, largpamës e guximtar është i rendit parësor të epokës historike, 100-vjetori i së cilës kremtohet sivjet, megjithëse jo aq shumë i njohur, sikurse ka ndodhur me personalitete tjera. Ai u dënua si organizator i një kryengritjeje kundër qeverisë sulltanore në krahinën e Kurbinit. Mbrojtja që bëri për Vendin e veten, janë një apologji e çështjes shqiptare kundër pushtuesit perandorak osman. Ai ishte i bindur se shqiptarët meritonin mëvetësinë si një mbretëri e pavarur, e këtë e pohonte me një vizion largpamës që kishte për të mirën e kombit. Prandaj, sot mbi këtë personalitet kombëtare e kishtar, flasim me priftin shqiptar dom Pren Kolën............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.