2012-11-05 18:43:30

Seanca e parë e procesit kundër Sharpeletit në Vatikan


Me diskutimin e çështjeve, që mund të mos e çonin punën në gjyq, u hap sot në Vatikan procesi kundër Klaudio Sharpeletit, teknikut informatik të Sekretarisë së Shtetit, që akuzohet për favorizim në çështjen e vjedhjes së dokumenteve të rezervuara nga ana e ish-ndihmësit të dhomës së Papës, Paolo Gabriele. Avokati i tij kërkoi të anullohej vendimi për hedhjen në gjyq të informaticienit, duke paraqitur një pasaktësi në aktakuzë, por pretendimi i tij u hodh poshtë. Seanca e ardhshme do të mbahet të shtunën, më 10 nëntor. Gjatë saj do të dëgjohen i akuzuari dhe dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.