2012-11-05 14:14:49

Ipeshkvi Tauadros është Patriku i ri kopto-ortodoks


Ipeshkvi Tauadros, ish-ndihmësi i Beherisë, është Patriku i ri kopto-ortodoks, pas vdekjes së Shenudës III. Emri i tij u zgjodh dje, sipas traditës, nga një fëmijë, në përfundim të kremtimit në katedralen kopte të Kajros, në të cilin mori pjesë krejt Sinodi i Shenjtë. Tauadros, 60 vjeçar, ka mbaruar për Farmaci, para se të fillonte jetën e tij si rregulltar. Mediat egjiptiane vënë në dukje aftësitë e tij teologjike dhe veprimtarinë e tij baritore me rininë. Tauadros është Patriku i 118-të kopto-ortodoks, por i pari pas rënies së presidentit Mubarak, në një epokë kur në pushtet është partia e “Vëllezërve Myslimanë”, të cilët i shprehën papës së ri (siç quhet Patriku nga kopto-ortodoksët) përgëzimet e tyre. Për rëndësinë e kësaj zgjedhjeje morëm në telefon në Kajro, imzot Barnaba El Soriani, ipeshkëv i dioqezës kopto-ortodokse të shën Gjergjit në Romë:
Papa Tauandros II është njeri shumë aktiv për gjithë popullin kopt, sidomos këtu në Egjipt. Na është bërë një dhuratë: dhuratë e madhe për të gjithë! Presim të ndjekë të njëjtën rrugë të Papës Shenuda III, në shkollën e të cilit është rritur, si bir i tij shpirtëror. Prandaj, do ta ndjekë. Jemi të gjithë të emocionuar.
Zgjedhja e Patrikut të ri është shumë e rëndësishme për koptët, sidomos në Egjiptin e tanishëm, ku gjendja është mjaft delikate…
Po. Është njeri shumë i qetë dhe i dashur nga njerëzit, nga ata që e kanë njohur tek ata që punojnë me të. E ndjejmë se me të, Kisha do të ecë përpara me dialog. Patriku i ri shpreson shumë tek dialogu.







All the contents on this site are copyrighted ©.