2012-11-04 15:28:40

Kenia: atentat kundër një kishe, shumë të plagosur.


Një kishë në qytetin e Garisës, në lindje të Kenies, pranë kufirit me Somalinë, u sulmua sot, në sa kremtohej Mesha e së dielës. Kundër saj u flak një granatë, që plagosi së paku shtatë vetë. Njoftimin e jep policia vendase. E kjo nuk është hera e parë. Që nga korriku i vitit në vijim, gjatë atentateve kundër kishave në Garisë janë vrarë 18 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.