2012-11-02 15:34:55

Takim ndërfetar kushtuar Sindonës në Universitetin “Mbretëresha e Apostujve”.


Do të mbahet më 7 nëntorin e ardhshëm, pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve”, një takim ndërfetar kushtuar Sindonës, organizuar nga grupi universitar i kërkimeve shkencore Othonia, në bashkëpunim me Institutin ‘Shkenca e Feja’ të universitetit papnor. Do të jenë të pranishëm profesor Bruno di Porto, i Bashkësisë hebraike Lev Chadash; Barrie Schwortz, President i Stera (në videokonferencë); imami Jahja Palaviçini, kryetar i Bashkësisë fetare islamike italiane; profesor Bruno Barberis, drejtor i Qendrës ndërkombëtare të Sindonologjisë të Torinos; kapuçini Xhanfranko Berbeni dhe autoritete të tjera të kësaj fushe.Gjatë diskutimeve, do të preken tre argumente kryesore: mjetet shkencore që janë përdorur për analizën e dokumentit historik, duke u ndaluar tek lidhja e shkencës me fenë; figura e vulosur mbi Sindonën, që të shtyn të reflektosh mbi misterin e vuajtjes dhe të kuptimit të saj, sipas të trija feve dhe lidhja ndërmjet njeriut të Sindonës e Jezusit, sipas hebrenjve, të krishterëve e myslimanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.