Sot, festa e të gjithë shenjtorëve, Zot, Festa e të gjithë atyre që Kisha i
njeh e s’i njeh. E këta janë më të shumtit. Festa e të gjithë shenjtorëve, Zot: fëmijë,
të rinj e pleq, të bardhë, të zinj, të kuq e të verdhë... Njerëz nga të gjithë
racat, nga të gjitha kulturat, që ty ta besuan gjithë jetën, me thjeshtësinë
e fëmijës, me gëzimin e të rriturit. Me gëzim e dashuri, edhe në çastin
e provës; edhe kur ishte në lojë gjithë ç’patën më të çmuar.
Festa e
të gjithë Shenjtorëve, Zot! Festë e shenjtërisë heroike, që të duket e pamundur. E
e shenjtërisë së përditshme: që herë të tremb herë tjetër t’lumnon rreth
vatrës së ëmbël të shtëpisë sate.
Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot, E
të gjithë atyre që të ndoqën, me hap të sigurtë, të vendosur! Por edhe e jona,
që çalojmë Në shtegun e hapur prej teje.
Po, sepse Ti dhe ne na jep zemër, jetë
na jep edhe shpresë! Mirësi e shenjtëri në ty e kanë burimin! E Ti na thërret
edhe ne për rrugë, pas Shenjtorëve! Mjafton ta hapim zemrën, Mjafton që Ti
të zbresësh në thelb të zemrës sonë, për të na lartuar drejt Qiellit!