2012-10-31 13:49:44

Imzot Gjon Nikollë Kazazi përkujtohet në Zym të Hasit.


Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit shënoi dy përvjetorët e imzot Gjon Nikollë Kazazit (1702-1752): 310-vjetorin w lindjes dhe 260-vjetorin w kalimit në amshim.
Me këtë rast në fshatin Zym të Hastit të Prizrenit u mbajt tribunë shkencore, ku u paraqiten katër kumtesa, si dhe u promovuan fotografitë e tre ipeshkvijve të strehuar pikërisht në këtë fshat, Zym, nga viti 1702-1752.
Ditë më parë më organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, mbajti një tribunë shkencore në përkujtim të 310-vjetorit të lindjes dhe të 260-vjetorit të kalimit në amshim të ipeshkvit e shkrimtarit të madh imzot Gjon Nikollë Kazazit (1702-1752).
Tribunën shkencore e udhëhoqi françeskani Atë Ndue Kajtazi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit, së bashku me Arbnore Kolgjeraj, nënkryetare, ndërsa me kumtesa u paraqit Frrok Kristaj, dr. Besim Muhadri, Nikollë Kërhanaj dhe Hajdar Mallakaj. Pas kumtesave, që u përcollën me interesim të madh të pjesëmarrësve të shumtë të tribunës, u zhvillua një debat i frytshëm.
Duhet përmendur se në fillim të tribunës, u promovuan për herë të parë portretet (piktura) e të tre ipeshkvijve të dioqezës së Shkupit: të imzot Pjetër Karagiqit, të imzot Mëhill Sumës dhe të imzot Gjon Nikollë Kazazit, të cilët nga viti 1702-1752 qenë strehuar në Zym të Hasit të Prizrenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.