2012-10-30 08:45:26

Papa: emigrantët janë në qendër të vëmendjes së Kishës, që mbështet integrimin e tyre


Në kontekstin aktual shoqëroro-politik para së drejtës për të emigruar (që është e shkruar ndër ato të drejta themelore e ripohuar nga Koncili II i Vatikanit), “duhet të ripohohet e drejta për të mos emigruar, çka do të thotë të jesh në gjendje të qëndrosh e të jetosh në tokën tënde” të lindjen. Kështu shkruan mes tjerash Papa Jozef Ratcinger në Mesazhin për Ditën Botërore të Emigracionit, duke folur qartë mbi të “drejtën e primare të njeriut për të jetuar në atdheun e tij”. Një e drejtë kjo, ripohoi sot Benedikti XVI që “bëhet konkrete dhe e njëmendë vetëm nëse vazhdimisht mbahen nën kontroll faktorët që e shtyjnë njeriu të emigrojë”.
“Me miliona burra e gra që, për arsye të ndryshme, përjetojnë emigracionin”, janë në qendër të vëmendjes së Kishës, e cila është e angazhuar në “ndërhyrje të pritjes së emigrantëve që favorizon e shoqëron insertimin integral të emigrantëve, pa lënë anash përmasën fetare, vendimtare për të jetën e çdo njeriu”. Kështu pohon mesazhi i Papës për Ditën e 99-të botërore të emigrantit e të refugjatit, që kremtohet më datën 13 janar të ardhshëm. Teksti i mesazhit papnor u bë i ditur sot nga Vatikani dhe u paraqit nga sallën e shtypit të Selisë së Shenjtë nga presidenti i Këshillit Papnor për baritorinë e emigrantëve e endacakëve, imzot Antonio Vegliò e imzot Joseph Kalathiparambil.







All the contents on this site are copyrighted ©.