2012-10-29 12:52:33

Me 29 tetor kalendari përkujton shën Ermelindën, virgjër e Brabantit


Ermelinda lindi në një familje fisnike blege, në Lovenjul të Brabantit, në Belgjikën e sotme. Ishe bijë e Ermeonoldos dhe Armensindës, të lidhur me familjen e fuqishme Pipini.
Që e re, vendosi të mos pranonte asnjë propozim për martesë dhe hoqi dorë nga pasuria e salltaneti i familjes. U largua nga shtëpia, në kërkim të vetmisë e të heshtjes, duke iu kushtuar tërësisht lutjes, derisa u ndalua në fshatin Bovenshën, ku nisi të jetojë si rregulltare, duke shkuar në Kishën natën me këmbët e zbathura. Iu desh t’u kundërshtonte të vëllezërve, zotërinj të vendit, që vendosën ta detyrojnë të kthehet në shtëpi.
E ndoqën një natë kur shkonte në Kishë, por, ndërsa po e kapnin, një engjëll e lajmëroi për qëllimin e tyre e ajo mundi të ikte. U nis për në Meldert, ku vdiq 48 vjeçe në fund të shekullit VI. Nisi të nderohej si shenjte posaçërisht në Lovenjul e Meldert.
Në Lovenjul, në trojet e familjes së saj, gurroi një burim i mrekullueshëm, ujët e të cilit shëronte sëmundjet e syve. Besimtarët e quajtën ‘Burimi i Shën Ermelindës’. Në Meldert, ku u varros e u zhvarros disa herë, për shkak të trazirave të kohëve, nderimi e kulti i saj u bë edhe më popullor, madje është shumë i përhapur në të gjithë Evropën, edhe në format e shkurtuara Linda e Inda.
Ky emër është me zanafillë gjermane: përbëhet nga fjalët Erme ‘i fuqishëm’ dhe ‘linta’ mburojë, pra do të thotë ‘mburoja e të fuqishmit’.







All the contents on this site are copyrighted ©.