2012-10-26 19:09:50

Në Maqedoni myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin


Në Maqedoni besimtarët myslimanë sot kremtuan festën e Kurban Bajramit. Falja qendrore e namazit të Bajramit u bë në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në festën e Kurban Bajramit respektin ndaj Zotit, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Në emër të kryetarit të BFI-së mesazhin për këtë festë e përcolli Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi. Ai tha se festa e kurban bajramit fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit besimtarët myslimanë në Maqedoni i ka uruar Presidenti, Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe liderët e partive politike shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.