2012-10-26 18:59:53

Festohet Kurbani- Bajrami në gjithë Shqipërinë


Të gjithë besimtarët myslimanë anembanë Shqipërisë kanë falur sot namazin për festën e Kurban Bajramit apo siç njihet ndryshe Bajrami vogël. Festa e Kurban Bajramit njihet si një festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, i cili zgjat tre ditë. Në Tiranë besimtarët myslimanë janë mbledhur në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit “, për të kryer faljen e namazit.
Krerët e politikës shqiptare me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë uruar besimtarët myslimanë.
Presidenti Shqipërisë Bujar Nishani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi Nishani e ka quajtur ditën e sotme, ditë që shënon një moment solemn për çdo besimtar mysliman në shprehjen e cilësive më të larta të Islamit!
“Festa e sotme është një pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë”, thuhet në mesazhin e Nishanit.
Edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.
Në një prononcim për mediat pas vizitës në Komunitetin mysliman, kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo festë në këtë 100-vjetor ka një gëzimi të dyfishtë.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit për të gjithë. Kjo është festa sakrificës dhe e begatisë. Urimi shkon për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë vend dhe bënë të mundur që vendi ynë të jetë i lirë. Me gjithë zemër uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është festa e humanizmit”, tha Topalli.







All the contents on this site are copyrighted ©.