2012-10-25 15:04:00

Papa merr pjesë në paraqitjen e dokumentarit “Arti dhe feja. Via Pulchritudinis”


Sot pasdite, në orën 18.00, Papa Benedikti XVI mori pjesë në paraqitjen e filmit dokumentar “Arti dhe feja. Via Pulchritudinis”, realizuar me rastin e 500-vjetorit të Kapelës Sikstine, një mrekulli e vërtetë, e pikturuar nga Mikelanxhelo. Filmi është prodhim shumëgjuhësh i Edicioneve të Muzeve të Vatikanit, është përgatitur nga televizioni polak TBA, me financim të Ambasadorit të Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës. Dokumentari kondenson në 70 minuta, tregimin sugjestiv, me imazhe, të 2000 vjetëve të historisë së Kishës në art. Duke filluar nga muaji i ardhshëm, ai do të shpërndahet në të gjithë botën, në gjuhët italiane, polake, angleze, spanjolle, franceze, gjermane, japoneze, ruse, portugeze dhe kineze.







All the contents on this site are copyrighted ©.