2012-10-25 14:42:25

Lindja e Mesme dhe Evropa janë argumentet e audiencës së Papës me presidentin e Qipros.


Paqja në Lindje të Mesme dhe gjendja kritike që përshkon Evropën kanë karakterizuar sot paradite audiencën e Papës Benediktit XVI me Presidentin e Republikës së Qipros, Demetris Christofias. “Në takime, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt”, saktëson një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit, “janë nënvizuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Qipros” dhe është folur mbi rëndësinë e “dialogut e të respektimit të të drejtave njerëzore, mes të cilave edhe e drejta e lirisë fetare”. E meqenëse Republika e Qirpos, vijon njoftimi, “ushtron Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk mungoi as shqyrtimi i situatës në Evropë. Së fundi, u shpreh urimi, që nismat për dialogun e paqen ndërmjet palëve në konflikt në Lindje të Mesme të arrijnë sa më parë rezultate pozitive me kontributin e Bashkësisë Ndërkombëtare”.
Pas takimit me Papën, Presidenti qipriot u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, i shoqëruar nga kryeipeshkvin Dominique Mamberti, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtete.







All the contents on this site are copyrighted ©.