2012-10-24 12:12:18

Benedikti XVI shpall Koncistorin për krijimin e kardinajve të rinj


Në mbarim të audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Vatikan, Papa Benedikti XVI tha: “E tani, me gëzim të madh, njoftoj se më 24 nëntorin e ardhshëm do të mbajë një Koncistor në të cilin do t’i emërojë 6 Anëtarë të ri të Kolegjit Kardinalor.
Kardinajt kanë për detyrë të ndihmojnë Pasardhësin e Pjetrit në zhvillimin e Misionit të tij të përforcimit të vëllezërve në fe dhe të jenë parim dhe themel uniteti e bashkimi të Kishës.
Ja emrat e Kardinajve të ri:
1. Imzot James Michael Harvey, Prefekt i Shtëpisë Papnore, që kam nder mend ta emërojë Kryeprift të Bazilikës Papnore të Shën Palit jasht mureve në Romë;
2. Lumturia e Tij Bechara Boutros Rai, Patriark i Antiokisë së Maronitëve (Liban):
3. Lumturinë e Tij Baselios Cleemis Thottunkal, Kryeipeshkëv i Madh i Trivandrumit të Siro-Malankarezëve (Indi);
4. Imzot John Olorunfemi Onaiyekan, Kryeipeshkëv i Abuxhës (Nigeri);
5. Imzot Rubén Salazar Gòmez, Kryeipeshkëv i Bogotas (Kolombi);
6. Imzot Luis Antonio Tagle, Kryeipeshkëv i Manilës (Filipine).

Kardinajt e ri – siç keni dëgjuar – zhvillojnë misionin e tyre në shërbim të Selisë së Shenjtë apo si Etër e Barinj të Kishave vendore në pjesë të ndryshme të botës.
I ftoj të gjithë të luten për të zgjedhurit e ri, duke kërkuar ndërmjetësimin amnor të së Lumes Mari Virgjër, që të dinë ta duam gjithmonë me guxim e përkushtim Krishtin e Kishën e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.