2012-10-22 15:19:26

Delegacioni i Sinodit, me mision nga Papa për në Siri, do të niset sa më shpejt të jetë e mundur


“Misioni i përfaqësuesve të Selisë së Shenjtë dhe i Sinodit të Ipeshkvijve për në Siri vazhdon të studiohet e të përgatitet, me qëllim që të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”: kështu pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Fderiko Lombardi, i pyetur nga gazetarët. Misioni, kujtoi zëdhënësi i Vatikanit, synon t’i përgjigjet me efikasitet sfidave të propozuara: solidaritetit, paqes e pajtimit, pavarësisht nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit, në rajon.







All the contents on this site are copyrighted ©.