2012-10-21 14:11:03

Shën Pedro Kalungsod, katekist filipinas, martir


Për katekistin filipinas, që sot u lartua në nderimet e elterit, në Martiriologun Romak shkruhet: “Martirët e lumë Diego Luigji de San Vitores, meshtar i Shoqërisë së Jezusit dhe Pjetër Kalungsod, katekist, u mbytën mizorisht nga urrejtja për fenë e krishterë e u flakën në det nga disa apostatë e indianë, ndjekës të besimeve të kota pagane, në fshatin Tomhom, në ishullin e Guamit”.
Figura e katekistit të ri doli në dritë vetëm pas lumnimit të atë Diegos, më 27 janar të vitit 2000. Gjatë ritit të lumnimit, Gjon Pali II e paraqiti filipinasin 17 vjeçar, shembull guximi, feje e impenjimi misionar. Si martir, djaloshi Pedro nuk kishte nevojë për ndonjë mrekulli, që të lumnohej, ndonëse postulacioni dokumentoi shërimin e mrekullueshëm të një gruaje, që vuante nga kanceri i kockave, me ndërmjetësinë e tij. E është pikërisht kjo mrekulli, që i hapi edhe portat e shenjtërimit, sot, më 21 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Misionari i ri bëhet kështu, shenjti i dytë i Filipineve. Ndërmjetësisë së tij Kisha i besoi ugjillëzimin e ri, për të cilin dha jetën 340 vjet më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.