Shën Maria e Malit të Karmelit, themeluese e Misionareve të arsimit.
Jetë e shqetë, që arriti në cakun e dëshiruar pas shumë vështirësish, ajo e Shenjtores
së re spanjolle, Karmen Salles i Barragueras, në jetën rregulltare, motër Maria e
Malit Karmel (Vik, 11 prill 1848-Madrid, 25 korrik 1911).Kaloi nga Urdhëri i Shoqërisë
së Marisë, Zojës së Manrezës, në atë të Terciareve Domenikane të Vik, themeluar më
1856, për të themeluar, më 1893, nën mbrojtjen e ipeshkvit të Burgos, Institutin e
misionareve të arsimit, të cilin e udhëhoqi deri në vdekje, në sa përhapej me shpejtësi
në shumë vise të Spanjës.