2012-10-21 14:12:19

Shën Ana Shefer, që u shua duke përshpëritur “Jezus, unë jetoj në Ty”.


Një jetë tejet e vështirë, ajo e Shenjtores së re bavareze Ana Shefer, bijë e një zdrukthëtari të varfër, me tetë fëmijë. Ëndërroi të bëhej murgeshë, por iu desh ta flijojë gjithë jetën duke punuar si shërbëtore, për të mbajtur vëllezërit e motrat, mbetur shpejt jetimë. Fatkeqësi pas fatkeqësie, kjo është jeta e saj. Familja në rrënim, trupi, i pushtuar nga dhimbje të padurueshme, që nuk pushojnë kurrë, rrëzime nga krevati, dhimbje të reja, paralizim i plotë i këmbëve, e megjithatë, gatishmëri për të pranuar detyrën, që i beson Zoti, së cilës i kushtohet me gjithë zemër: të jetë misionare, ashtu e mbërthyer në krevat, e mbuluar me plagë, 21 vjeçare, në lule të rinisë. Ajo e pranon misionin, i vë vuajtjet e dhimbjet tek këmbët e Kryqit, flijohet për Zotin, që i duket disa herë në ëndërr.
E sëmura për vdekje, nis të shërojë e të ngushëllojë të shëndoshët e të sigurtët në vetvete: nga krevati, ajo është gjithnjë në shërbim, me gojë e me shkrim, deri më 25 shtator 1925, kur rrëzimi i fundit e lë edhe pa zë, e deri tek pëshpëritja në fill të mortjes: “Jezus, unë jetoj në ty”.Shenjtorja e re, shumë e pranishme në trojet bavareze, e lumnuar nga Gjon Pali II në vitin 1999, e shenjtëruar sot nga Benedikti XVI, pushon në paqe në kishën famullitare të Mindelstetten. Varri i saj është prej kohe cak shtegtimesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.