Sot, Shkodra festoi Pajtoren e vet. Zoja e Shkodrës i mblodhi jo vetëm shkodranët,
por edhe të ardhurit e shtegtarët nga anekënd Shqipëria në shenjtëroren buzë liqenit
e pastaj në katedralen e Shën Shtjefnit. Për kremtimin e Meshës se vigjiljes se festes,
pikërisht në Katedrale, sivjet u ftua kryeredaktori ynë, don David Gjugja, i cili
ne homeli u ndal te domethenia e kesaj feste, te porosia ungjillore nga Virgjera e
Mari dhe misioni i Kishes ne te kaluaren dhe sot nder shqiptare. Për atmosferën, që
përfshiu sot Shkodrën, të dëgjojmë vetë don David Gjugjën…