2012-10-19 18:45:37

Filloi Viti i Fesë në Shqipëri. Mesha u kryesua nga imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit


Më 11 tetor, me një Meshë solemne në Vatikan, Papa Benedikti XVI hapi Vitin e Fesë, duke u kërkuar të krishterëve ta ripërtërijnë entuziazmin e besimit të tyre, në një shoqëri tejet të shekullarizuar. Këtë sfidë e pranuan edhe katolikët shqiptarë.
Sot, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ipeshkvijtë e Shqipërisë kremtuan meshën për fillimin e Vitit të Fesë në vend. Në orën 10.00, imzot Xhorxh Frendo, ipeshkvi ndihmës i Tiranë-Durrësit, mbajti një ligjëratë mbi Koncilin II të Vatikanit, 50-vjetori i hapjes së të cilit festohet e kujtohet nga të krishterët e të gjithë botës, pikërisht për pranverën e re, që solli në Kishë. Mesha, në orën 10.45, u kryesua nga kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita, homelinë e të cilit ju ftojmë ta dëgjoni në valët tona….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.