2012-10-18 14:35:58

Viti i Fesë fillon nesër zyrtarisht edhe në Shqipëri


Më 11 tetor, me një Meshë solemne në Vatikan, Papa Benedikti XVI hapi Vitin e Fesë, duke u kërkuar të krishterëve ta ripërtërijnë entuziazmin e besimit të tyre në një shoqëri tejet të shekullarizuar. Këtë sfidë do ta pranojnë edhe katolikët shqiptarë.
Nesër, më 19 tetor, në Katedralen Katolike të Shën Palit në Bulevardin Zhan d’Ark në Tiranë, ipeshkvinjtë e Shqipërisë do të kremtojnë meshën për fillimin e Vitit të Fesë në vend.
Programi do të jetë si më poshtë:
- h.10.00, ligjëratë nga SH. T. Imzot George Frendo O.P. mbi Koncilin II të Vatikanit.
- h.10.45, fillimi i Meshës me praninë e të gjithë ipeshkvijve të Shqipërisë, kryesuar nga Metropoliti i Kryedioqezës Tiranë – Durrës, SH.T. Imzot Rrok Mirdita.
Më hollësisht të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Gjergj Meta….................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.