2012-10-17 13:58:05

Porta e Fesë - letra apostolike e Benediktit XVI me të cilën shpallet Viti i Fesë


PORTA FIDEI LETRA APOSTOLIKE NË FORMË MOTU PROPRIO E PAPËS BENEDIKTI XVI ME TË CILËN SHPALLET VITI I FESË
1. “Porta e fesë” (krh Vap 14,27) që çon tek jeta bashkimi me Hyun dhe lejon hyrjen në Kishën e tij është gjithmonë e hapur për ne. Është e mundur të tejkalohet ky prag kur Fjala e Hyjit kumtohet dhe zemra lihet të plazmohet nga hiri që shndërron. Të kapërcesh atë derë sjell hyrjen në një ecje që zgjat për të gjithë jetën. Ajo nis me Pagëzimin (krh Rom 6, 4), përmes të cilit mund ta thërrasim Hyjin me emrin Atë dhe përmbyllet me kalimin nëpërmjet vdekjes në jetën e pasosur, fryti i ringjalljes së Zotit Jezus, që me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ka dashur të përfshijë në vetë lavdinë e Tij ata sa besojnë në Të (krh Gjn 17,22). Të shpallesh besimin në Trininë – Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë – është e barazvlefshme me besimin në një Hyj të vetëm që është Dashuri (krh 1Gv 4,8): në Atin, që në plotësinë e kohës ka dërguar Birin e Tij për shpëtimin tonë; në Jezu Krishtin, i cili në misterin e vdekjes dhe ringjalljes së vet ka shpërblyer botën; në Shpirtin e Shenjtë, që e drejton Kishën nëpër shekuj në pritjen e rikthimit të lavdishëm të Zotit.
2. Qysh nga fillimi i mbarështimit tim si Pasardhës i Pjetrit kam kujtuar ekzigjencën e rizbulimit të ecjes së fesë për ta vënë në dritë me gjithnjë e më tepër evidentim gëzimin dhe entuziazmin e ripërtërirë të takimit me Krishtin. Në homelinë e Meshës së Shenjtë lidhur me nismën e paonisë thoja: “Kisha në tërësinë e saj, dhe barinjtë në të, sikurse Krishti duhen të vihen në ecje, për t’i udhëhequr njerëzit jashtë nga shkretëtira, drejt vendit të jetës, drejt miqësisë me Birin e Hyjit, drejt Atij që na jep jetën, jetën në plotësi” . Ndodh tashmë jo rallë, që të krishterët të preokupohen më shumë për rrjedhojat sociale, kulturore dhe politike të zotimit të tyre, duke vazhduar të mendojnë për fenë si një premisë afërmendësh e të jetuarit të përgjithshëm. Efektivisht, kjo premisë jo vetëm që nuk është më e tillë, por shpesh arrin deri sa të mohohet . Ndërsa në të kaluarën ishte e mundur të njihje një rrjetë kulturore unitare, gjerësisht të mirëpritur në thirrjen e saj ndaj brendisë së fesë dhe vlerave të frymëzura prej saj, sot nuk duket më të jetë kështu në fusha të mëdha të shoqërisë, për shkak të një krize të thellë të besimit që ka prekur shumë njerëz.
3. Nuk mund të pranojmë që kripa të bëhet e pashije dhe drita të mbahet e fshehur (krh Mt 5,13-16). Edhe njeriu i sotëm mund ta ndiejë sërisht ashtu si samaritania nevojën për të shkuar tek pusi për të dëgjuar Jezusin, i cili fton për të besuar në Të dhe për të mbushur në burimin e Tij, çurgues prej ujit të gjallë (krh Gv 4,14). Duhet të rigjejmë shijen e të ushqyerit me Fjalën e Hyjit, të përçuar besnikërisht nga Kisha, e të bukës së jetës, të ofruar në mbështetje të atyre sa janë dishepujt e tij (krh Gjn 6,51). Mësimi i Jezusit, në fakt, jehon ende në ditët tona me të njëjtën forcë: “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme” (Gjn 6,27). Pyetja e drejtuar për ata sa e dëgjonin, është e njëjta edhe për ne sot: “Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat që kërkon Hyji?” (Gjn 6,28). E njohim përgjigjen e Jezusit: “Vepra që Hyji kërkon është kjo: të besoni në Atë që Ai dërgoi” (Gjn 6,29). Të besosh në Jezu Krishtin, pra, është rruga për të arritur në mënyrë përfundimtare tek shëlbimi.
4. Në dritën e gjithë kësaj vendosa të shpall një Vit feje. Ai do të nisë më 11 tetor 2012, në pesëdhjetë vjetorin e hapjes së , e do të mbyllet në të kremten e Zotit Jezu Krisht Mbret të Gjithësisë, më 24 nëntor 2013. Më datë 11 tetor 2012, qëllon edhe njëzet-vjetori i publikimit të , tekst i shpallur nga Paraardhësi im, i Lumi Papë , me qëllimin t’ua ilustroj të gjithë besimtarëve forcën dhe bukurinë e fesë. Ky dokument, fryt autentik i , qe dëshiruar nga Sinodi i Jashtëzakonshëm i Ipeshkvijve të 1985 si një mjet në shërbim të katekezës dhe u realizua përmes bashkëpunimit të gjithë Episkopatit të Kishës Katolike. E pikërisht Asembleja e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve ka qenë thirrur nga unë, në tetorin e 2012, mbi temën e Ungjillëzimit të ri për transmetimin e fesë së krishterë. Do të jetë ky një rast i përshtatshëm për të çuar mbarë kompaktësinë kishtare në një kohë të veçantë reflektimi e rizbulimi të besimit. Nuk është hera e parë që Kisha është e thirrur të kremtojë një Vit Feje. I përnderuari Paraardhësi im, Shërbetori i Hyjit -ën, për të kujtuar . E mendoi si një moment solemn, në mënyrë që në të gjithë Kishën të kishte “një ushtrim autentik dhe i sinqertë i së njëjtës fe”; gjithashtu, ai deshi që kjo të përvetësohej në mënyrë “individuale e kolektive, të lirë dhe të ndërgjegjshme, të brendshme dhe të jashtme, të përvuajtur dhe të sinqertë” . Mendonte që në këtë mënyrë mbarë Kisha të rimerrte “ndërgjegjen e përpiktë të besimit të saj, për ta gjallëruar, për ta pastruar, për ta përforcuar dhe për ta shpallur” . Pështjellimet e mëdha që do të verifikoheshin në këtë Vit, do ta bënin edhe më evidente nevojën e një kremtimi të tillë. Ai u përfundua me , për të dëshmuar sesa përbërësit themelorë, që nga shekujt formojnë trashëgiminë e të gjithë besimtarëve, kanë nevojë për të qenë të përforcuar, të kuptuar e të përthelluar në mënyrë gjithmonë të re me qëllimin e dhënies së dëshmisë koherente në kushtet historike të ndryshme nga e kaluara.
5. Për disa aspekte, i përnderuari Paraardhësi im e pa këtë Vit si një “rrjedhojë dhe ekzigjencë paskonciliare” , i ndërgjegjësuar për vështirësitë e mëdha të kohës, mbi të gjitha në drejtim të ushtrimit të fesë së vërtetë dhe interpretimit të drejtë të saj. Kam menduar se të nisë Viti i Fesë me rastin e pesëdhjetë vjetorin e hapjes së , mund të jetë një rast i përshtatshëm për të kuptuar se tekstet e lëna në trashëgimi prej Etërve konciliarë, sipas fjalëve të të Lumit , “nuk e humbasin vlerën e tyre e as smaltin e tyre. Është e nevojshme që ata të lexohen në mënyrë të përvetsueshme, që të njihen dhe asimilohen si tekste të kualifikuara e të normuara prej Magjisterit, në brendësi të Traditës së Kishës… E ndiej më shumë se kurrë detyrën për të treguar Koncilin, si hirin e madh prej të cilit Kisha ka përfituar në shekullin XX: në të na është ofruar një busull e sigurtë për t’u orientuar në ecjen e shekullit që po hapet” . Unë gjithashtu kam ndër mend të përsëris me forcë përsa pata për të pohuar në aspektin e Koncilit pak muaj pas zgjedhjes sime si Pasardhësi i Pjetrit: “nëse e lexojmë dhe e përvetësojmë të udhëhequr nga një hermeneutikë e drejtë, ajo mund të jetë dhe të bëhet gjithnjë e më tepër një forcë e madhe për ripërtëritjen përherë të nevojshme të Kishës” .
6. Ripërtëritja e Kishës kalon edhe nëpërmjet dëshmisë së ofruar nga jeta e besimtarëve: me vetë ekzistencën e tyre në botë, të krishterët janë në fakt të thirrur të bëjnë të shkëlqejë Fjala e së Vërtetës që Zoti Jezus na ka lënë. Pikërisht Koncili, në Kushtetutën dogmatike , pohonte: “Ndërsa Krishti, «i shenjtë, i pafaj dhe i panjollë» (Eb 7,26), nuk e njohu mëkatin (krh 2Kor 5,21) dhe erdhi vetëm me qëllimin e shlyrjes së mëkateve të popullit (krh Eb 2,17), Kisha, që i përfshin në gjirin e saj mëkatarët dhe, pra, është për këtë arsye e shenjtë dhe njëkohësisht gjithmonë nevojtare për pastrim, shkon përpara vazhdimisht në ecjen e pendesës e të ripërtëritjes. Kisha «e vijon shtegtimin e saj mes përndjekjeve të botës e ngushëllimeve të Hyjit», duke kumtuar mundimin dhe vdekjen e Zotit derisa që Ai të vijë (krh 1Kor 11,26). Nga virtyti i Zotit të ringjallur nxjerr forcën për të ngadhënjyer me durim e dashuri hidhërimet dhe vështirësitë, që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, dhe për të zbuluar në mes të botës, me besnikëri ndonëse jo përsosmerisht, misterin e Atij, derisa në fundin e kohrave ai të shfaqet në plotësinë e dritës” .
Viti i fesë, në këtë përspektivë, është një ftesë për një kthim autentik e ripërtëritës në Zotin, të vetmin Shpëtimtar të botës. Në misterin e vdekjes dhe ringjalljes së tij, Hyji ka zbuluar në plotësi Dashurinë që shpëton dhe thërret njerëzit drejt kthimit të jetës me anën e faljes së mëkateve (krh Vap 5,31). Për apostullin Pal, kjo Dashuri e bën njeriun të hyjë në një jetë të re: “Nëpërmjet pagëzimit kemi qenë varrosur sëbashku me Të në vdekje, sepse ashtu si Krishti qe ringjallur prej të vdekurve nëpërmjet lavdisë së Atit, kështu edhe ne të mund të ecim në një jetë te re” (Rom 6,4). Falë besimit, kjo jetë e re plazmon të gjithë ekzistenën njerëzore mbi të renë radikale të ringjalljes. Në përmasën e gatishmërisë së tij të lirë, mendimet dhe dashuritë, mentaliteti dhe sjellja e njeriut vijnë dalëngadalë e pastrohen e transformohen, në një ecje kurrë të përmbushur përfundimisht në këtë jetë. “Feja që bëhet vepruese nëpërmjet dashurisë” (Gal 5,6) bëhet një kriter i zgjuarsisë dhe i veprimit që ndryshon të gjithë jetën e njeriut (krh Rom 12,2; Kol 3,9-10; Ef 4,20-29; 2Kor 5,17).
7. “Caritas Christi urget nos” (2Kor 5,14): është dashuria e Krishtit që gufon zemrat tona e që na shtyn për të ungjillëzuar. Ai, sot ashtu si aso kohe, na fton nëpër rrugët e botës për të shpallur ungjillin e Tij të gjithë popujve të tokës (krh Mt 28,19). Me dashurinë e Tij, Jezu Krishti tërheq drejt vetes njerëzit e çdo gjenerate: në çdo kohë Ai e thërret Kishën duke ia besuar kumtimin e Ungjillit, me një mandat i cili është gjithnjë i ri. Për këtë arsye edhe sot është i nevojshëm një zotim më bindës kishtar në favor të një ungjillëzimi të ri, për të rizbuluar gëzimin në të besuar dhe rigjetur entuziazmin në komunikimin e fesë. Në rizbulimin e përditshëm të dashurisë së Tij merr forcë e fuqi zotimi misionar i besimtarëve që nuk mundet kurrë të mungojë. Feja, në fakt, rritet kur jetohet si përvojë e një dashurie të marrë dhe kur komunikohet si përvojë e hirit dhe gëzimit. Ajo bëhet frytdhënëse, pasi e zmadhon zemrën në shpresë dhe pranon të ofrojë një dëshmi të aftë për të gjeneruar: hap, në fakt, zemrën dhe mendjen e atyre sa dëgjojnë ta mirëpresin ftesën e Zotit, që të aderojnë në Fjalën e Tij për t’u bërë dishepujt e Tij. Besimtarët, pohon Shën Agustini, “bëhen më të qëndrueshëm duke besuar” . Ipeshkvi i shenjtë i Ipponës kishte arsye të plota për t’u shprehur në këtë mënyrë. Siç e dimë, jeta e tij qe një kërkim i vazhdueshëm i bukurisë së fesë deri sa zemra e tij nuk e gjeti pushimin në Hyjin . Shkrimet e tija të shumta, në të cilat shpjegohen rëndësia e të besuarit dhe e vërteta e fesë, mbeten deri në ditët tona si një trashëgimi e pasurisë së pabarazueshme dhe mendësojnë ende mjaft njerëz në kërkimin e Hyjit që ta gjejnë rrugën e drejtë për të hyrë në “derën e fesë”.
Pra vetëm duke besuar, feja rritet e përforcohet; nuk ka tjetër mundësi për të zotëruar siguri mbi jetën tënde nëse nuk e lëshon veten në një rritje të vazhdueshme, në duart e një dashurie që provohet gjithnjë e më e madhe pasi e ka origjinën e saj në Hyjin.
8. Në këtë rast të lumtur, mendoj të ftoj Bashkëvëllezërit Ipeshkvij të të gjithë botës që të bashkohen me Pasardhësin e Pjetrit, në kohën e hirit shpirtëror të cilën Zoti na e ofron, për t’u kujtuar mbi dhuratën e çmueshme të fesë. Do të donim ta kremtonim këtë Vit në mënyrë të denjë e të frytshme. Do të duhet të shpeshtohet reflektimi mbi fenë për të ndihmuar të gjithë besimtarët në Krishtin, që ta bëjnë më të ndërgjegjshëm dhe ta rifuqizojnë pranimin e tyre të Ungjillit, mbi të gjitha, në një moment të ndryshimit të thellë si ky që njerëzimi po përjeton. Do të kemi mundësi të shpallim besimin në Zotin e Ringjallur në Katedralet tona e në kishat e të gjithë botës; në shtëpitë dhe pranë familjeve tona, në mënyrë që çdokush ta ndjejë të fortë ekzigjencën për të njohur më mirë dhe për t’u transmetuar gjeneratave të ardhshme fenë e gjithëhershme. Bashkësitë rregulltare si dhe ato famullitare, dhe të tëra realitetet kishtare të hershme e të reja, në këtë Vit, do të gjejnë mënyrën për ta bërë publike shpalljen e Besojmës.
9. Dëshirojmë që ky Vit të ringjallë në çdo besimtar frymëzimin për ta shpallur fenë në plotësi e me bindje të ripërtërirë si dhe me besim e shpresë. Do të jetë një rast i volitshëm edhe për ta shpeshëtuar kremtimin e besimit në liturgjinë, dhe veçanërisht në Euharistinë, që është “kulmi drejt të cilit synon veprimi i Kishës e njëherësh burimi prej të cilit shpërndahet e gjithë energjia e saj” . Ndërkohë, urojmë që dëshmia e jetës së besimtarëve të rritet në besueshmërinë e saj. Të zbulosh brenditë e fesë së shpallur, kremtuar, jetuar dhe lutur , e të reflektosh mbi vetë aktin me të cilin besohet, është një zotim që çdo besimtar duhet ta bëjë të tijin, mbi të gjitha në këtë Vit.
Jo rastësisht, në shekujt e parë të krishterët duheshin ta mësonim përmendësh Besojmën. Kjo u shërbente atyre si lutje e përditshme për të mos harruar zotimin e marrë me Pagëzimin. Me fjalë plot me domethënie, e kujton Shën Agustini kur, në një Homeli mbi redditio symboli, dorëzimi i Besojmës, thotë: “Simboli i misterit të shenjtë që keni marrë të gjithë së bashku e që sot e keni dhënë një për një, janë fjalët mbi të cilat është ngritur me patundshmëri feja e Kishës nënë përmbi themelin e qëndrueshëm që është Krishti Zot… Ju pra e keni marrë e dhënë, por në mendje e në zemra duhet ta mbani gjithmonë të pranishme, duhet ta përsërisni në krevatet tuaja, duke e rikujtuar nëpër sheshet e duke mos e harruar gjatë ngrënies: e edhe kur të flini me trup, duhet të qëndroni zgjuar me të në zemër” .
10. Do të doja në këtë pikë, të ravijëzoja një rrugë që ndihmon në kuptimin dhe në mënyrë më të thellë jo vetëm brenditë e fesë, por së bashku me to edhe aktin me të cilin vendosim të besohemi krejtësisht në liri të plotë në Hyjin. Ekziston, në fakt, një bashkësi e thellë mes aktit me të cilin besohet dhe brendive në të cilat japim pëlqimin tonë. Apostulli Pal lejon që të hysh në brendësi të këtij realiteti kur shkruan: “Me zemër… besohet… e me gojë bëhet shpallja e fesë” (Rom 10,10). Zemra tregon se akti i parë me të cilin kthehesh në fe është dhurata e Hyjit dhe veprim i hirit që vepron e shndërron njeriun deri në thellësinë e tij.
Shembulli i Lidisë është aq sa kurrë shprehës në këtë drejtim. Shën Luka tregon, se Pali, ndërsa gjendej në Filipe, shkoi të shtunën për të njoftuar Ungjillin për disa gra; mes tyre ishte Lidia e “Zoti ua hapi zemrat për të pranuar fjalët e Palit” (Vap 16,14). Kuptimi i përmbyllur në shprehje është i rëndësishëm. Shën Luka mëson se njohja e përmbajtjeve për të besuar nuk është e mjaftueshme nëse pastaj zemra, tempulli autentik i personit, nuk është e hapur për nga hiri që lejon të kesh sy që të shikosh në thellësi dhe të kuptosh se sa është njoftuar është Fjalë e Hyjit.
Ta shpallësh me gojë, gjithashtu, tregon se feja nënkupton një dëshmi dhe një zotim publik. I krishteri nuk mund të mendojë kurrë se të besosh mund të jetë një fakt privat. Feja është të vendosësh të qendrosh me Zotin për të jetuar me Të. E ky “qendrim me Të” të bën të hysh në kuptimin e arsyeve për të cilat besohet. Pikërisht pasi është vepër e lirisë, feja kërkon edhe përgjegjësi sociale për atë çka besohet. Kisha në ditën e Rrëshajeve tregon me të gjithë evidentimin e kësaj përmase publike të besimit e të njoftimit pa ndrojtje të fesë së vet për çdo person. Është dhurata e Shpirtit të Shenjtë që e bën të aftë në veprim dhe e përforcon dëshminë tonë, duke e bërë të çiltërt dhe të kurajshme.
Vetë shpallja e fesë është një akt personal dhe njëherësh komunitar. Është Kisha, në fakt, subjekti i parë i fesë. Në fenë e Bashkësisë së krishterë çdokush merr Pagëzimin, shenjë e efektshme e hyrjes në popullin e besimtarëve për të pasur shpëtimin. Siç pohon : “«Unë besoj»; është feja e Kishës, e shpallur personalisht nga çdo besimtar, mbi të gjitha në çastet e Pagëzimit. «Ne besojmë» është feja e Kishës e shpallur nga Ipeshkvijtë të mbledhur në Koncil ose, më në përgjithësi, nga asambleja liturgjike e besimtarëve. «Unë besoj»: është edhe Kisha Nëna jonë, që i përgjigjet Hyjit me fenë e saj dhe që na mëson të themi «Unë besoj», «Ne besojmë»” .
Si mund të vëzhgohet, nëse njohja e përmbajtjeve të fesë është themelore për të dhënë miratimin e vet, d.m.th. për të përmbushur plotësisht me zgjuarsi dhe vullnet për sa vihet përpara nga Kisha. Njohja e fesë të bën të hysh në krejtësinë e misterit shëlbues të zbuluar nga Hyji. Miratimi që huazohet nënkupton pra se, kur besohet, pranohet lirisht i gjithë misteri i fesë, pasi garant për të vërtetën e Tij është Hyji vetë, i cili zbulohet dhe lejon të njihet misteri i vet i dashurisë .
Nga ana tjetër, nuk mund të harrojmë se në kontekstin tonë kulturor, mjaft njerëz ndonëse duke mos njohur në vetvete dhuratën e fesë, gjithësesi janë në kërkimin e sinqertë të kuptimit të fundit e të së vërtetës përfundimtare mbi ekzistencën e tyre dhe mbi botën. Ky kërkim është një “hyrje” autentike për fenë, sepse i vë njerëzit në lëvizje në rrugën që të çon drejt misterit të Hyjit. E njëjta arsye e njeriut, në fakt, sjell ekzigjencën e rrënjosur thellë për “çka vlen dhe mbetet përgjithmonë” . E tillë ekzigjencë formon një ftesë të përhershme, të nënshkruar pashlyeshmërisht në zemrën njerzore, për t’u vënë në ecjen e gjetjes së Atij që nuk e kërkojmë, po të mos na ketë dalë tashmë përpara . Pikërisht në këtë takim feja na fton e na çel në plotësi.
11. Për të arritur një njohje sistematike të brendive të fesë, të gjithë mund të gjejnë në një ndihmë të çmueshme dhe të pallogaritshme. Ai përbën njërin prej fryteve më të rëndësishëm të . Në Kostitucionin Apostolik , jo më kot firmosur me rastin e përvjetorit të tridhjetë të hapjes së , i Lumi shkruante: “Ky katekizëm do të sjellë një kontribut shumë të rëndësishën në atë vepër të ripërtëritjes së mbarë jetës kishtare… Unë e quaj si një mjet të vlefshëm e legjitim në shërbim të bashkësisë kishtare e si një normë të sigurtë për mësimin e fesë” .
Është pikërisht në këtë horizont që Viti i fesë duhet të shprehë një zotim koral për rizbulimin dhe studimin e përmbajtjeve themelore të fesë që gjejnë në sintezën e tyre sistematike e organike. Këtu, në fakt, qëndron pasuria e mësimit që Kisha ka korrur, ruajtur dhe ofruar në dymijë vitet e saj të historisë. Nga Shkrimi i Shenjtë i Etërve të Kishës, nga Mësuesit e teologjisë tek Shenjtërit që kanë përshkuar shekujt, Katekizmi ofron një kujtesë të qëndrueshme të mjaft mënyrave në të cilat Kisha ka medituar mbi fenë dhe ka prodhuar zhvillim në doktrinë që t’u japë siguri besimtarëve në jetën e tyre të fesë.
Në vetë strukturën e saj, paraqet zhvillimin e fesë deri në prekjen e temave të mëdha të jetës së përditshme. Faqe pas faqeje zbulohet se për sa paraqitet nuk është një teori, por takimi me një Person që jeton në Kishë. Në shpalljen e fesë, në fakt, vijon shpjegimi i jetës sakramentale, në të cilën Krishti është i pranishëm, veprues dhe që vazhdon të ndërtojë Kishën e tij. Pa liturgjinë dhe Sakramentet, shpallja e fesë nuk do të kishte efikasitet, sepse do të ishte e mangët në hirin që mbështet dëshminë e të krishterëve. Në të njëjtën masë, mësimi i Katekizmit mbi jetën morale fiton të gjithë domethënien e vet nëse vendoset në marrëdhënie me fenë, liturgjinë dhe lutjen.
12. Në këtë Vit, ndërkaq, mund të jetë një mjet i vërtetë në mbështetje të fesë, mbi të gjitha për ata që kanë në zemër formimin e krishterë, aq përcaktues në kontesktin tonë kulturor. Me këtë qëllim kam ftuar , në akord me Dikasteret kompetente të Selisë së Shenjtë, në hartimin e një Note, me të cilën t’i ofrohen Kishës dhe besimtarëve disa të dhëna për ta jetuar këtë Vit të fesë në mënyrat më efikase dhe të përvetësuara, në shërbim të të besuarit e të ungjillëzimit.
Feja, në fakt, ndodhet për t’i qenë nënshtruar më tepër se në të kaluarën një serie pyetjesh që vijnë nga një mentalitet i shndërruar, i cili, veçanërisht sot, redukton caqet e qartësive racionale në ato të arritjeve shkencore e teknologjike. Kisha megjithatë nuk ka pasur kurrë frikë të tregojë se mes fesë dhe shkencës autentike nuk mund të jetë ndonjë konflikt pasi që të dyja, ndonëse nëpër rrugë të ndryshme, priren ndaj së vërtetës .
13. Do të jetë vendimtare në kursin e këtij Viti të ripërshkohet historia e fesë sonë, e cila e shikon misterin e padepërtueshëm të gërshetimit mes shenjtërimit dhe mëkatit. Ndërsa i pari evidenton prurjen e madhe që burrat e gratë kanë ofruar ndaj rritjes dhe zhvillimit të bashkësisë me dëshminë e jetës së tyre, i dyti duhet të provojë në cilindo një vepër të sinqertë e të qëndrueshme të kthimit për të provuar mëshirën e Atit që të gjithëve u shkon përballë.
Në këtë kohë le të mbajmë të fiksuar shikimin mbi Jezu Krishtin, “atë që i jep origjinë fesë dhe e përkryen” (Eb 12,2): në Të gjen plotësinë çdo mundim dhe çdo dëshirë e zjarrtë e zemrës njerëzore. Gëzimi i dashurisë, përgjigja ndaj dramës së vuajtjes dhe të dhimbjes, forca e faljes përpara fyerjes së marrë dhe fitoria e jetës përpara boshllëkut të vdekjes, e gjitha kjo gjen përmbushje në misterin e Mishërimit të Tij, të bërit e Tij njeri, të ndarjes me ne të dobësisë njerëzore për ta transformuar me fuqinë e Ringjalljes së Vet. Në Të, të vdekur e të ringjallur për shpëtimin tonë, gjejnë dritë të plotë shembujt e fesë që kanë shënuar këto dymijë vite të historisë sonë të shpëtimit.
Për arsye feje Maria mirëpriti fjalën e Engjëllit dhe besoi në lajmin se do të bëhej Nëna e Hyjit në bindje të përkushtimit të saj (krh Lk 1,38). Duke vizituar Elisabetën ngriti këngën e saj të lavdërimit ndaj të Tejlartit për mrekullitë që kryen për ata sa kanë besim në Të (krh Lk 1,46-55). Me gëzim dhe dridhje nxjerr në dritë Birin e të vetëm, duke e mbajtur të pacënuar virgjërinë (krh Lk 2,6-7). Duke besuar në Jozef fatin e vet, e çoi Jezusin në Egjipt për ta shpëtuar nga përndjekjet e Herodit (krh Mt 2,13-15). Me të njëjtën fe ndoqi Zotin në predikimin e vet dhe mbeti me Të deri mbi Golgotë (krh Gjn 19,25-27). Me fe, Maria shijoi frytet e ringjalljes së Jezusit e duke ruajtur çdo kujtim në zemrën e saj (krh Lk 2,19.51), ua përçoi të Dymbëdhjetëve të mbledhur me Të në Çenakull për të marrë Shpirtin e Shenjtë (krh Vap 1,14; 2,1-4).
Për arsye feje Apostujt lanë gjithçka për të ndjekur Mësuesin (krh Mk 10,28). U besuan fjalëve me të cilat shpallte Mbretërinë e Hyjit e pranishme dhe e realizuar në personin e Tij (krh Lk 11,20). Jetuan në bashkim jete me Jezusin, që i njoftonte me mësimin e Tij, duke u lënë atyre një rregull të re jete me të cilën do të ishin mirënjohur si dishepujt e Tij pas vdekjes së tij (krh Gjn 13,34-35). Për arsye feje shkuan nëpër mbarë botën, duke ndjekur mandatin që ta çonin Ungjillin për çdo krijesë (krh Mk 16,15) e, pa asnjë ndrojtje, u lajmëruan të gjithëve gëzimin e ringjalljes për të cilën qenë dëshmitarë besnikë.
Për fe dishepujt formuan bashkësinë e parë të mbledhur përreth mësimit të Apostujve, në lutje, në kremtimin e Euharistisë, duke bërë të përbashkët atë sa zotëronin për t’u ardhur në ndihmë nevojave të vëllezërve (krh Vap 2,42-47).
Për fe martirët dhanë jetën e tyre, për të dëshmuar të vërtetën e Ungjillit që i kishte transformuar dhe bërë të aftë të arrinin deri në dhuratën më të madhe të dashurisë me faljen e përndjekësve të tyre.
Për fe burra e gra kanë shenjtëruar jetën e tyre në Krishtin, duke lënë gjithçka për të jetuar në thjeshtësinë ungjillore, bindjen, varfërinë e pastërtinë, shenja konkrete të pritjes së Zotit që nuk vonon të vijë. Për fe mjaft të krishterë kanë promovuar veprimin në favor të drejtësisë për ta bërë konkrete fjalën e Zotit, të ardhur për të kumtuar çlirimin nga shtypja dhe një vit hiri për të gjithë (krh Lk 4,18-19).
Për fe, në kursin e shekujve, burrat e gratë e të gjitha moshave, emri i të cilëve është shkruar në Librin e jetës (krh Ap 7,9; 13,8), kanë rrëfyer bukurinë e ndjekjes së Zotit Jezus, pikërisht atje ku thirreshin për të dhënë dëshminë e tyre të të qenit të krishterë: në familjen, në profesionin, në jetën publike, në ushtrimin e karizmave dhe mbarështimeve tek të cilat qenë thirrur.
Për fe jetojmë edhe ne: për njohjen e gjallë të Zotit Jezus, të pranishëm në ekzistencën tonë dhe në histori.
14. Viti i fesë do të jetë edhe një rast i përshtatshëm për ta shpeshëtuar dëshminë e dashurisë së krishterë. Shën Pali kujton: “Tani, mbeten vetëm këto tri gjëra: feja, shpresa e dashuria. Por më e madhja ndër to është dashuria!” (1Kor 13,13). Me fjalë edhe më të forta – që përgjithmonë i zotojnë të krishterët - apostulli Jakob thonte: “Ç’dobi ka o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, por nuk ka vepra? A thua mund ta shpëtojë kjo fe? Në qoftë se ndonjë vëlla ose ndonjë motër janë të zhveshur ose pa ushqimin e përditshëm dhe ndokush prej jush u thotë: “Shkoni në paqe! Nxehuni dhe ngijuni!”, por nuk u jepni atyre çka u nevojitet për trup, ç’duhet kjo?! Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete»” (Jak 2,14-18).
Feja pa dashurinë nuk sjell fryt e dashuria pa fe do të ishte një ndjenjë në mëshirë konstante të dyshimit. Feja e dashuria kërkohen njëra-tjetrën, kështu që njëra ia lejon tjetrës që ta përditësojë ecjen e saj. Jo pak të krishterë, në fakt, ia kushtojnë me dashuri jetën e tyre kujt është vetëm, i imargjinuar ose i përjashtuar sikur atij që është i pari drejt të cilit duhet të shkosh dhe është më i rëndësishmi për ta mbështetur, sepse pikërisht në të pasqyrohet fytyra e vetë Krishtit. Falë fesë mund të njohim fytyrën e Zotit të ringjallur në ata sa e kërkojnë dashurinë tonë. “Çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua (Mt 25,40): këto fjalë të tija janë një qortim për të mos u harruar dhe një ftesë e përhershme për ta ridhënë atë dashuri me të cilën Ai kujdeset për ne. Është feja që lejon të njohësh Krishtin dhe është vetë dashuria e Tij që të shtyn për të ndihmuar për çdo herë që bëhet i afërmi ynë në ecjen e jetës. Të mbështetur nga feja, le të shikojmë me shpresë në zotimin tonë në botë, në pritjen e “qiellit të ri dhe tokës së re, ku banon drejtësia” (2Pt 3,13; krh Ap 21,1).
15. Me të mbërritur tashmë në fundin e jetës, apostulli Pal i kërkoi dishepullit Timote të “kërkonte fe” (krh 2Tm 2,22) me të njëjtën vendosmëri të kohës kur ishte fëmijë (krh 2Tm 3,15). Le ta dëgjojmë këtë ftesë të drejtuar për secilin nga ne, në mënyrë që askush të mos bëhet dembel në fe. Ajo është shoqja e jetës që lejon të perceptojmë me shikim gjithmonë të ri mrekullitë të cilat Hyji i bën për ne. Në përpjekjen për të rrukur shenjat e kohës në të sotmen e historisë, feja zoton këdo nga ne për t’u bërë shenjë e gjallë e pranisë së Të Ringjallurit në botë. Kjo për të cilën bota e sotme ka veçanërisht nevojë është dëshmia e besueshme e atyre që, të ndriçuar në mendje e në zemër nga Fjala e Zotit, janë të aftë të hapin zemrën e mendjen e shumë njerëzve ndaj dëshirës së Hyjit e të jetës së vërtetë, asaj që nuk ka fund.
“Fjala e Zotit të vrapojë e të e nderohet” (2Sel 3,1): ky vit i fesë bëftë gjithnjë e më shumë të qëndrueshme marrëdhënien e Krishtit Zot, pasi vetëm në Të për ju është siguria e shikimit nga e ardhmja dhe garancia e një dashurie autentike e të qëndrueshme. Fjalët e apostullit Pjetër hedhin të çarën e fundit të dritës mbi fenë: “Këndej gëzoheni edhe pse tani për pak kohë duhet të jeni të trishtuar për shkak të provave të ndryshme, që feja juaj e vënë në provë, shumë më e çmueshme se ari - i destinuar të shuhet dhe megjithatë sprovohet në zjarr - të fitojë lëvdatë, nder dhe lavdi në ditën e Zbulesës së Jezu Krishtit. Atë e doni edhe pse nuk e patë, dhe tani, pa e parë, në Atë besoni. Për këtë arsye galdoni me gëzim të patregueshëm dhe të lavdishëm, që ia arritët qëllimit të fesë suaj: shëlbimit të shpirtit” (1Pt 1,6-9). Jeta e të krishterëve njeh përvojën e gëzimit dhe atë të vuajtjes. Sa Shenjtër e kanë jetuar vetminë! Sa besimtarë, edhe në ditët tona, janë vënë në provë prej heshtjes së Hyjit ndërsa do të donin të dëgjonin zërin e tij ngushëllues! Provat e jetës, ndërsa binden të kuptojnë misterin e Kryqit e të marrin pjesë në vuajtjet e Krishtit (krh Kol 1,24), janë prelud ndaj gëzimit dhe shpresës drejt të cilave feja udhëheq: “kur jam i ligshtë - atëherë jam i fortë” (2Kor 12,10). Ne besojmë me siguri të qëndrueshme se Zoti Jezus e ka mundur të keqen dhe vdekjen. Me këtë besim të sigurtë i besohemi Atij: Ai, i pranishëm mes nesh, ngadhënjen mbi pushtetin e të keqit (krh Lk 11,20) e Kisha, bashkësi e dukshme e mëshirës së Tij, mbetet në Të si shenjë e pajtimit përfundimtar me Atin.
Le t’ia besojmë Nënës së Hyjit, të shpallur “Të Lume” pasi “ka besuar” (Lk 1,45), këtë kohë hiri.

Mbajtur në Romë, në Shën Pjetër, më 11 tetor të Vitit 2011, i shtati i Papnisë.
Benedikti XVI


Homelia për nismën e mbarështimit pjetrin të Ipeshkvit të Romës: AAS 97(2005), 710.
Krh BENEDIKTI XVI, : Mësimet VI,1(2010), 673.
Krh GJON PALI II, Cost. ap. (11 tetor 1992): AAS 86(1994), 113-118.
Krh Raporti final i Sinodit të Dytë të Jashtëzakonshëm të Ipeshkvijve (7 dhjetor 1985), II, B, a, 4: në Enchiridion Vaticanum, vol. 9, nr. 1797.
PALI VI, Esort. ap. , në të XIX qindvjetor të martrit të Shenjtërve Apostuj Pjetër e Pal (22 shkurt 1967): AAS 59(1967), 196.
Ibid., 198.
PALI VI, Shpallja solemne e fesë, Homelia për Bashkëkremtimin në XIX qindvjetorin e martirizimit të Shenjtërve Apostuj Pjetër e Pal, në përmbyllje të “Vitit të fesë” (30 qershor 1968): AAS 60(1968), 433-445.
ID., : Mësimet V(1967), 801.
GJON PALI II, Let. ap. (6 janar 2001), 57: AAS 93(2001), 308.
[10] Fjalimi Kuries Romake: AAS 98(2006), 52.
KONC. EKUM. VAT. II, Cost. dogm. mbi Kishën , 8.
De utilitate credendi, 1,2.
Krh Augustini i Iponës, Rrëfime, I,1.
KONC. EKUM. VAT. II, Kust. mbi liturgjinë e shenjtë , 10.
Krh GJON PALI II, Kust. ap. (11 tetor 1992): AAS 86(1994), 116.
Sermo 215,1.
, 167.
Krh KONC. EKUM. VAT. I, Cost. dogm. mbi fen katolike Dei Filius, kap. III: DS 3008-3009; KONC. EKUM. VAT. II, Kust. dogm. mbi zbulimin hyjnor , 5.
BENEDIKTI XVI, : AAS 100(2008), 722.
Cfr AGOSTINO D’IPPONA, Rrëfime, XIII, 1.
GJON PALI II, Kust. ap. (11 tetor 1992): AAS 86(1994), 115 e 117.
Krh ID., Let. enc. (14 shtator 1998), nn. 34 e106: AAS 91(1999), 31-32, 86-87.







All the contents on this site are copyrighted ©.