Kushtet e para të jetës rregulltare të m. Judita Bala ndër murgeshat Karmelitane
Kushtet e para të jetës rregulltare të motër Judita Bala ndër murgeshat Karmelitane
të bashkësisë së Nënshtatit. Në festën liturgjike të shën Terezës së Avilës, më
datën 15 tetor, besimtarë të Nënshtatit e të Gurit të Zi u mblodhën përreth bashkësisë
së murgeshave karmelitan për të marrë pjesë në kremtimin Eukaristik dhe në ritin e
kushteve të para të motrës shqiptare karmelitane Judita Bala në jetën rregulltare
pranë Motrave Karmelitane. Në homelinë e rastit, gjatë kremtimit të Meshës Shenjte,
ipeshkvi i Sapës imzot Avgustini u ndal te domethënia e vlera që ka jeta rregulltare
në realitetin e sotëm bashkëkohor, shenjë e një përkushtimi të veçantë ndaj Zotit
e pasuri e madhe shpirtërore për bashkësinë kishtare dioqezane e atë të krishterë
në përgjithësi. Po më hollësisht nga Vua-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit.......