2012-10-09 16:02:55

Siria nuk pyet për kërcënimet ndërkombëtare: rritet rreziku i luftës me Turqisë


Siria e Turqia, një hap para luftës: ushtria e presidentit sirian al Asad vazhdon të qëllojë me mortaja në territorin turk, fatmirësisht pa viktima, pas 5 të vdekurve të së mërkurës së kaluar. Për asgjë nuk vlejnë kritikat e paralajmërimet ndërkombëtare kundër Damaskut dhe protestat e Ankarasë, që vazhdon t’i përgjigjet zjarrit me artilerinë e vet. Rritet kështu, shqetësimi për një konflikt të mundshëm Siri-Turqi. Folëm me pedagogun e Marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Milanos, Alessandro Colombo:
Mendoj se arsyeja varet nga dështimi i politikës së kordonit shëndetësor, pra i përpjekjeve për të mos lejuar shtrirjen e krizës siriane në vendet fqinjë. Problemi është se me zgjatjen e krizës, kjo shtrirje bëhet e pashmangshme: ose për vullnet të ndonjërit prej protagonistëve, ose thjesht, për shkak të incidenteve pa kontroll. Mendoj se Siria e Turqia nuk kanë ndonjë interes të hyjnë në një konflikt të vërtetë të armatosur. Çështja është se konflikti në Siri nuk mund të kontrollohet më nga brenda kufijve, prandaj ka prirjen të shtrihet gjetiu.
Sipas jush, kush hedh bomba në kufi, është jashtë kontrollit, apo ka një strategji për këtë?
Strategji, nuk besoj: ndoshta ka shumë strategji. Shteti sirian nuk e kontrollon më territorin, në të cilin po hyjnë protagonistë shtetërorë ose jo, me strategji të ndryshme e në konkurrencë me njëri-tjetrin. Prandaj, mund të themi, se në këtë çast, lufta në Siri është ndërkombëtarizuar e rreziku për shtrirjen e saj në vende të tjera, është në rritje. Turqia ka frikë se mos Siria, në dëshpërim e sipër, përkrah pakicën më radikale kurde, brenda kufijve, për t’i sjellë probleme vendit fqinjë.







All the contents on this site are copyrighted ©.