Dita e dytë e Sinodit të Ipeshkvijve në Vatikan mbi temën e ungjillëzimit të ri
Sot pasdite, kardinali Mark Uilet, prefekt i Kongregatës për Ipeshkvijtë, paraqet
relacionin mbi mënyrën si është pritur e zbatuar Nxitja Apostolike pas-sinodale “Verbum
Domini”, e cila përmbledh këshillat e përfundimet e Asamblesë XII të përgjithshme
të Sinodit të Ipeshkvijve, mbajtur në tetor të vitit 2008. Pjesa tjetër e pasdites
dhe gjithë paraditja e sotme i kushtohet diskutimeve e relacioneve të etërve sinodalë.