Kisha e përkujton më 8 tetor festën liturgjike të Shën Benediktës martire. Aktet,
që përshkruajnë martirizimin e Shenjtores, kanë ngjyrime përrallore, të ngjashme me
ato të Shën Saturninës, që kremtohet më 20 maj. Reliket e Shën Benediktës u mbartën
për herë të parë në vitin 665, pasuar nga dy mbartje të tjera, më 878 dhe 1231. Festa,
që bie sot, u shënua në Martirologun Romak nga Uzuardi, i cili e ngatërron emrin “Laon”,
qytet ku jetoi Benedikta, me atë të Lionit. Shenjtorja nuk është më e pranishme
në Martirologun Romak.Reliket e Martires nderohen në Orinjì-mbi-Uazë, në dioqezën
e Reimsit.