2012-10-08 15:22:08

Proces në Vatikan: Gabriele dënohet me 18 muaj burg, por Papa mund ta falë


Një vit e gjashtë muaj burgim, përveç pagesës së shpezimeve të procesit: është i njohur tashmë, vendimi i Gjykatës së Vatikanit për Paolo Gabrielen, ish-kujdestarin e dhomës së Papës, i cili nxorri jashtë Vatikanit dokumente të rezervuara, marrë nga tryeza e Benediktit XVI. “Veprova kështu, sepse e dua shumë Kishën”, “nuk e ndjej veten vjedhës”, deklaroi para Gjykatës, Gabriele.
I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi deklaroi se “mundësia e faljes nga ana e Papës është shumë konkrete… Nuk di t’ju them kohët e mënyrat, por ka gjasa që Benedikti XVI të lëvizë në këtë drejtim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.