2012-10-08 10:53:34

Historiani dhe studiuesi Prof. Dr. Eqrem Zenelaj i dhuron Ipeshkvisë së Kosovës dhjetra portrete historike


Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, historian i njohur kosovar, që ka studiuar nëpër arkiva të ndryshme në Europë, i dhuroi Ipeshkvisë së Kosovës, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, disa portrete të Papës shqiptar, Klementi XI (1700-1721) dhe të familjes së tij. Gjithashtu, i dorëzoi ipeshkvit, imzot Dodë Gjergjit, edhe portrete të personaliteteve të tjera të shquara kishtare dhe kulturore të kohës.
Deri tani të panjohura, ato paraqesin figura si imzot Pjetër Bogdani, Atë Luigj Paliq, Atë Shtjefën Gjeçovi dhe njerëz të kulturës të 4 shekujve të fundit. Po ashtu, historiani Zenelaj i ka dhuruar Ipeshkvisë edhe disa figure të Virgjërës Mari. Një përzgjedhje nga ky fond iu paraqit për herë të parë publikut në Bishtazhin, në një ekspozitë, që u hap me rastin e festës së Famullisë së Zojës Rruzare, më 7 tetor. Kjo ditë na kujton edhe përvjetorin e momentit kur Nënë Tereza mori lejen përfundimtare për themelimin e Motrave “Misionare të Dashurisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.