2012-10-06 16:58:01

Në 50-vjetorin e Koncilit II të Vatikanit, Benedikti XVI do të kremtojë meshën në Shën Pjetër


Më 11 tetorin e ardhshëm, Papa do të kremtojë një meshë në sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e 50-vjetorit të hapjes së Koncilit II të Vatikanit, por edhe për fillimin e Vitit të Fesë, i cili nis pikërisht të enjten. Benedikti XVI ka ftuar në bashkëkremtim etërit konciliarë, që janë akoma gjallë. Janë 69 ipeshkvij, mjaft të moshuar, prandaj, parashikohet që vetëm një dyzinë prej tyre mund të jenë të pranishëm në meshë.
Ndërkaq, më 12 tetor, grupi i etërve konciliarë do të kremtojë një meshë pranë varrit të Shën Pjetrit, për t’u pritur më pas nga Papa Benedikti XVI së bashku me krerët e Kishave lindore e me presidentët e konferencave ipeshkvnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.