2012-10-05 15:56:07

Paraqitja e Sinodit mbi ungjillëzimin e ri: 262 pjesëmarrës


“Ungjillëzimi i ri për transmetimin e fesë së krishterë”: mbi këtë temë në Vatikan do të zhvillohet nga data 7 deri më 28 tetor, Sinodi i 13-të i përgjithshëm. Sekretari i përgjithshme i Asamblesë sinodale, imzot Nikola Eteroviç bëri paraqitjen e këtij takimi i jashtëzakonshëm Kishtar sot paradite në Vatikan.RealAudioMP3
“Kisha ekziston për të ungjillëzuar. Mandati i saj mbetët i njëjtë, ndërsa ndryshojnë destinatarët dhe kushtet shoqërore, kulturore, politike e fetare në të cilat jetojnë pikërisht ata njerëz të cilëve u drejtohet ungjillëzimi”: kështu imzot Eteroviç shpjegoi domethënien temën e Sinodit të ardhshëm, që i kushtohet pikërisht ungjillëzimit të ri. Kjo temë intereson mbarë botën, shpjegoi Sekretari i përgjithshëm i Sinodit, e jo vetëm Vendet më të shekullarizuara. Etërit Sinodalë pjesëmarrës do të jenë 262, shifra më e madhe që është regjistruar ndonjëherë në historinë e Sinodeve:
Numri i lartë i Etërve Sinodalë tregon edhe interesin e madh për Asamblenë e lartë sinodale. Nga Evropa vjen numri më i madh: 103, nga Amerika 63, nga Afrika 50, nga Azia 39 e nga Oqeania 7”.
Në Sinod do të jenë të pranishëm edhe 54 ekspertë e 49 uditorë, burra e gra të specializuar e të imepnjuar në ungjillëzim në të pesë kontinentet. I madh është edhe numri i delegatëve vëllazëror, përfaqësues të 15 Kishave e të bashkësive kishtare që ende nuk janë në bashkim të plotë me Kishën katolike. Lidhur me këtë, imzot Eteroviç nënvizoi vlerën e prezencës së kryeipeshkvit anglikan të Kanterbërit, Rowan Williams, i cili do t’i drejtojë fjalën pjesëmarrësve të Sinodit pasditën e 10 tetorit, si dhe praninë e Patrikut ekumenik të Kostandinopojës Bartolomeut I, i cili do t’i drejtojë një përshëndetje Papës gjatë Meshës së 11 tetorit, që do të hapë zyrtarisht Vitin e Fesë, 50 vjet pas Koncilit Ekumenik të Vatikanit të Dytë. Një kremtim ky domethënës, në të cilin do të marrinë pjesë jo vetëm Etërit Sinodalë, por edhe dhjetëra Etër tjerë Konciliarë. Ndër delegatët vëllazërorë, është më rëndësi të përmendet prania e Mitropoliti Hilarion, i ngarkuari për Marrëdhënie publike i Patrikanës së Moskës, e prania e Sarah David, zëvendës-presidentit të Këshillit botëror metodist.
Sekretari i përgjithshme i Asamblesë sinodale, imzot Nikola Eteroviç pastaj kujtoi edhe tre të dërguar të veçantë: Eprorin e Bashkësisë ekumenike të Taizesë, vëllain Alois, i cili reflektimin e tij do t’ua drejtojë në mënyrë të veçantë të rinjve; pastaj presidentin e American Bible Society, Lamar Vest, dhe Presidentin e Akademisë Papnore të Shkencave, Werner Arber, protestant e çmimi Nobel për mjekësinë në vitin 1978.
E Sinodi i ipeshkvijve që do të mbahet në Vatikan nuk e ka lënë anash kontributin e laikëve, që në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm, kryesisht si uditorë, por ata janë vendimtar për zhvillimin e ungjillëzimit të ri, tha imzot Eteroviç:
“Laikët do të sjellin eksperiencën e gjallë, që kanë përjetuar në Kishë, një kontribut i madhe ky për ungjillëzimin e përditshëm, por edhe për ungjillëzimin e ri. Të gjithë të krishterët janë të thirrur të jenë dëshmitarë, të jenë misionarë në mjediset ku jetojnë. Një familje e krishterë sot është kumtim i Lajmit të Mirë në mjedisin tonë, aty ku struktura e familjes është vënë pak në krizë me projekte të ndryshme, të ashtuquajtura ‘surrogatë’ (zëvendësues) të familjes”.
Në përgjithësi, Kongregatat (seancat) e përgjithshme të punimeve do të jenë 23, 8 sesione do t’i kushtohen Rretheve të vogla. Katër kremtime do të kryesohen nga Benedikti XVI: përveç kremtimit të 11 tetorit, Papa do të kryesojë Meshën e hapjes e të mbylljes së Sinodit, më 7 e më 28 tetor, dhe kremtimin e kanonizimit të 7 të lumturve, më 21 tetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.