2012-10-05 12:43:49

Me 5 tetori kalendari përkujton shën Faustinën Kovalska.


Duke shfletuar kalendarin e 5 tetorit, Kisha përkujtoi Shën Faustinën Kovalska.
Sot më 5 tetor kalendari Kishtar përkujton Shën Faustinën Kovalska, rregulltaren mistike, me të cilën lidhet ngushtë kulti i Mëshirës Hyjnore. Faustina lindi në fillim të shekullit të kaluar e vdiq në moshën 33 vjeçe, më 1938. Sot përshpirtëria e rregulltares, lartuar në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II, është përhapur në shumë vise të botës.
u përhap kaq shpejt një kult i tillë?
Përhapja e madhe e kultit të Mëshirës Hyjnore, që nga beatifikimi i motrës Faustina më 18 prill 1993, tek kanonizimi i saj më 30 prill 2000, buron nga nevoja që ka çdo njeri për Mëshirën Hyjnore, sepse - siç tha Papa Gjon Pali II - ku tjetër, përveçse në Mëshirën Hyjnore, mund të gjejnë strehë e shpresë njeriu e bota?
Ç'të reja sjell misioni i ër Faustinës në këtë kult?
Misioni i motër Faustinës na kujton të vërtetën mbi Mëshirën Hyjnore, sepse e dimë që ajo është një e vërtetë e zbuluar në Shkrimin Shenjt, Bibël. Motër Faustina na e kujton këtë të vërtetë në forma të reja, që i janë transmetuar nga ë Jezusi gjatë dukjeve të tij. Kujtojmë sidomos nderimin e figurës së Mëshirës Hyjnore, që vjen nga vegimi i 22 shkurtit 1931. Pastaj orën e Mëshirës, që ia kërkoi vetë Jezusi, lutjen që Krishti ia mësoi motër Faustinës për t'ia drejtuar Mëshirës së tij Hyjnore. Kujtojmë, sidomos, festën e Mëshirës Hyjnore, themeluar nga Papa Gjon Pali II gjatë kanonizimit të Motrës Faustina, që Kisha e kremton si "E Diela e Mëshirës Hyjnore". E së kujtojmë përhapjen e këtij kulti, që sot vijon përmes atyre që quhen "apostujt e Mëshirës Hyjnore".
Pse u vendos të ngrihej shenjtërorja e re, ajo që e shuguroi vetë Papa Gjon Pali II gjatë shtegtimit apostolik në Poloni më 16 deri më 19 gusht 2002?
Shenjtërorja e Mëshirës Hyjnore, deri pak kohë më parë një kompleks i vogël, ishte e pamjaftueshme për shtegtarët e shumtë që mblidhen atje nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja kryesore e ndërtimit të shenjtërores së madhe, tempullit të Mëshirës Hyjnore. Ky tempull, siç ka thënë Papa, është bërë qendër e rrezatimit të karizmës së Mëshirës Hyjnore në të gjithë Kishën.







All the contents on this site are copyrighted ©.