Dom Dominik Qerimi: Viti i Fesë ftesë për të njohur mesazhin ungjillor
Benedikti XVI do të përurojë fillimin e Viti të Fesë të caktuar nga Papa me rastin
e 50 vjetorit të hapjes së punimeve të Koncilit II të Vatikanit me një kremtim solemn
të enjten e ardhshme më 11 tetor para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë
kremtim solemn papnor do të marrin pjesë kardinaj, patriarkë e kryeipeshkvij të mëdhenj
të Kishave lindore katolike, ipeshkvij pjesëmarrës të Sinodanit mbi Ungjillëzimin
e Ri dhe disa ipeshkvij tjerë që patën marrë pjesë në cilësinë e etërve në punimet
e Koncilit Ekumenik të Vatikanit Dytë. Ne për disa minuta duam të flasim me
salezianin shqiptar dom Dominik Qerimin mbi domethënien e Vitit të Fesë për të
krishterët dhe rastin që ky Vit Feje u ofron të gjithë njerëzve e posaçërisht besimtarëve
për të njohur, për të rizbuluar edhe më shumë e figurën e Jezu Krishtit, për t’u qenë
të vetëdijshëm për thesarin, kuptimin e bukurinë e të qenurit besimtarë të krishterë.
Ta dëgjojmë bisedën.......