2012-10-03 15:06:55

Papa: në Loreto për t’iu lutur Zojës së Bekuar për misionin e Kishës


Virgjëra e Shenjtë e shoqëroftë Kishën në misionin e saj të kumtimit të Ungjillit burrave e grave të kohës sonë”. Me këto fjalë Papa Benedikti XVI e përfundoi sot Audiencën e Përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. E me këtë rast Ati i Shenjtë Ratcinger kujtoi se nesër do të shkojë për vizitë në Shenjtëroren e Zojës në Loreto, me rastin në 50-vjetorit të shtegtimit të njohur të Papës së Lum Gjonit XXIII, një javë para hapjes së Koncilit II të Vatikanit në tetor të vitit 1962:
“Ju kërkoj të bashkoheni me lutjen time për t’ia besuar Nënës së Zotit, ngjarjet kryesore kishtare, të cilat do t’i përjetojmë së shpejti: Vitin e Fesë dhe Sinodin e Ipeshkvijve për Ungjillëzimin e Ri. Virgjëra e Shenjtë e shoqëroftë Kishën në misionin e kumtimit të Ungjillit për burrat e gratë e kohës sonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.