Atë Bernardin Palaj ofm në 118-vjetorin e ditëlindjes.
Shfletojmë kalendarin për të përkujtuar sot me 2 tetor 118 vjetorin e lindjes së
Atë Bernardin Palajt, françeskan shqiptar, martir i fesë katolike, poet, folklorist,
studiues i letërsisë e i historisë së Kishës, një nga figurat më të ndritura të asaj
që njihet si "shkolla letrare e françekanëve". Atë Bernardini lindi më 2 tetor
1894 në një familje me origjinë nga Shllaku.. Mësimet e para dhe të mesme i mori
në shkollën françeskane në Shkodër, ku u thirr nga Zoti për rrugën e meshtarisë në
Urdhrin e Fretërve të Vegjël. Pas mbarimit të shkollës së mesme, u nis për studime
në Graz të Austrisë, ku kreu filozofinë e teologjinë dhe u shugurua meshtar. U
kthye menjëherë në Atdhe, ku filloi veprimtarinë meshtarake e kulturore, duke shërbyer
si famullitar ndër fshatrat e vendlindjes. Krahas veprimtarisë meshtarake, nisi të
mblidhte thesaret e krijimtarisë gojore të popullit, gojëdhëna, këngë, doke, zakone.
Atë Bernardinit i takon merita e pamohueshme e mbledhësit të parë të epikës legjendare
shqiptare. Është ai që, së bashku me sivëllain françeskan, Atë Justin Rrotën, i dhuroi
kulturës shqiptare një nga brilantet më të ndritshëm: përmbledhjen e parë të Këngëve
të Mujit e të Halilit. Ishte viti 1939 kur përmbledhja “Kangë kreshnikësh e legjenda”
pa për herë të parë dritën e shtypit. Botoi shumë shkrime në shtypin klerikal
të kohës, posaçërisht në “Hyllin e Dritës” e në “Zanin e Shëna Ndout”,
por edhe në gazetën “Tomori”. Ate Palaj ishte anëtar i Institutit të Studimeve
Shqiptare që më 1940. Ka botuar edhe librat "Prej burgut të jetës"; "Vorreve
të flamurit", "Kuq e zi, "Mite, besime, legjenda" (ribotuar pak
vite më parë në Kosovë); "Kanuni i maleve" etj. Si shpërblim për të gjithë
këto merita, më 1947 u burgos. Pasi u torturua mizorisht, një ditë ogurzezë të
vitit 1948 u lidh shtrëngueshëm me tel të ndryshkur, që i hapi plagë vdekjeprurëse
e u flak nën shkallët e spitalit të burgut, ku dha shpirt mes dhimbjesh të papërshkrueshme,
shkaktuar nga tetanosi, si martir i fesë e dëshmor i lirisë. Ndërsa mbytej e mohohej
në atdhe, në mërgatën shqiptare për krijimtarinë e tij u interesua vazhdimisht i madhi
prof. Ernest Koliqi, i cili botoi shumë shkrime të tij e për të. Në vitet '30 Atë
Bernardini shikohej si poeti që do të zinte vendin e Atë Fishtës, duke sjellë një
frymë të re moderne në letrat shqipe. Atë Bernardin Palaj ofm është një nga kandidatët
shqiptarë të martirizuar nga komunizmi për t’u lartuar në nderimet e elterit! Françeskani
atë Aleksandër Tanushi shkruan për të madhin Atë Bernardin Palaj ofm
Atë Bernardin Palaj, OFM (1894-1947) Atë Bernardin Palaj lindi ne fshatin
Shllak të Shkodrës më 2 tetor të vitit 1894. Rrjedhë nga një familje që e çmonte diturinë
dhe qeshtjen kombtare. Mësimet e para i mori në shkollen fillore të Etërve Françeskan
në Shkoder që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta. Pas gjimnazit në Seminarin Françeskan
kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, përkatësisht në drejtimin filozofi - teologji.
Në Isbruck të Austrisë ndoqi edhe kurset univerzitare të Fakultetit shtetror të letërsisë.
Zhgunin françeskan e veshi më 15 shtatorë të vitit 1911, ndersa në gusht të vitit
1919 u shugurua meshtar. Më 1920 Atë Bernardini debuton për her të parë në revisten
“HYLLI I DRITES” që drejtohej prej Fishtes, një studim i cili zgjoi kureshtjen e lexuesve
të shumtë të popullit shqiptar. Ndërkohë Atë Bernardini ishte edhe profesor i
gjuhës shqipe dhe i gjuhes latine në Liceun ILLYRICUM të Shkodres, përkatësisht famullitar
në Dioqezen e Pultit dhe të Rubikut. Më 15 prill të vitit 1923 bashkë më vllëzrit
Mjeda, Fishtën, Harapin, Prenushin, e disa të tjer botuan në Shkodër gazetën "ORA
E MALEVË”. Përveç si meshtar Atë Bernardini njihet si mbledhës i pasionuar i folklorit,
përkatësisht i rapsodive të malësisë. Shkroi dhe botoi poema epiko - lirike me pseudonimet:
Kukel Lapaj, Konstandinus, Viator, përpos këtyre ishte edhe etnograf, muzikant e pianist.
Botoi edhe shumë punime rreth dokeve, zakoneve etj. Më 1940 merr pjesë në
KONGRESIN E STUDIMEVE SHQIPTARE. Ndersa më 1944 rikthehet famullitar, ndersa dy vite
më vonë më 1946 arrestohet si armik i popullit nga komunistët ku edhe vdes më 8 dhjetorë
të vitit 1947 në Burgun e Shkodrës.
Për 15 vjet mblodhi rapsodi në Malsi Nga viti 1919 - 1934 Atë Bernardini tërë kohën ia kushtoi mbledhjes së rapsodive
shqiptarë, që për 15 vjet punoi pa nderprerë bashkë më Donat Kurtin ku nisi botimin
e këtyre rapsodivë në fillim të Hylli i Drites që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta
e për ti përfunduar ato në Tiranë, në botimin e dytë veprës së njohur VISARET E KOMBIT
këngë kreshnikë dhe legjenda. Në parathënjën e këti libri ndër të tjera thuhet:
“Këngët e vjetra”, që njihen prej malësorëve më emrin “Këngë kreshnike, Këngë të moçme,
Këngë lahute”, janë thesari i paçmushëm i gjuhës. Që në fillim të këtyre këngëve
Atë Gjergj Fishta shprehet: “Ku ma ke edhe ndër litëraturë të kombëve të qytetnume
një përkthim me ngjyra më të gjalla, më shëmbulltyra më të përshtatuna e më një burrni
më bujare ma fisnike e të njëzëshme”. Atëher kur kihet parasysh se keto se u thanë
më lart shihet qartë se Atë Bernardini nuk ishte vetem mbledhës i rapsodive, por Ai
i përpunonte ato në variante të ndryshme si poet i fuqishëm me një mjeshtëri të rrallë
pa prekur në freskinë orgjinale që ato këngë ngerthenin në vete.
Çfarë
tha Fishta dhe cilat janë shtatë poemat e Atë Bernardinit
Poeti Atë Bernardini
fillon dhe mbaron brenda viteve 1933 - 1942 ku shkroi shtatë poema epiko - lirike
me mbi 6000 vargje si dhe tri poezi, dy prej të cilave u botuan pas vdekjes se tij.
Keto shtatë u botuan në revisten “Hylli i Drites” sipas kësaj kronologjije: “Prej
burgut të jetes” - 1933 “Valet e një shpirti” - 1934 “Moskë - Alkazar” - 1937
“Vorreve të flamurit” - 1937 “Kuq e zi” - 1937 “Ndermjet të shën Gjergjeve”
- 1938 dhe “Kah nata e vetme” - 1941. Këto zgjuan kureshtjen e opinionit dhe
të studiuesve të letërsisë shqipe. Poeti Atë Gjergj Fishta duke e parë seriozitetin,
talentin, mjeshterinë, gjuhën e pastert të keti poeti thotë: Ky ka talent të madh
e njef gjuhën shqipe me themel dhe shton se ky do të na kalojë të gjithëve. Keto
janë shtatë poemat e Atë Bernardinit të cilat qëndrojnë si vepra në vete, por që skalisin
portretin e poetit si një ndër skalitesit e fjalës, vargut dhe rinis shqiptare.
Etnograf
i mirëfillt
Atë Bernardini zë një vend të merituar edhe në etnografinë
shqiptare, Ai botoi në Shkodër disa vepra etnografike: “Dokë e kanu në Dukagjin”
- 1942 “Mite, besime e legjenda” - 1943 “Dioqezi i Pultit” - 1943 dhe “Kanuni
i maleve” - 1944. Për Atë Bernardinin shkruan edhe studiuesi prof. Dr. Alfred
Çapaliku në vepren “Atë Bernardin Palaj - Jeta dhe Vepra” ku thotë se Ky e heton psikologjinë
e shqiptarëve dhe njef thëllësisht popullin, gurrën e pashterrur të folklorit nëpërmjet
të cilit spikaten aspiratat e kombit në përgjithësi. Kështu që veprat e tij për
gjysëm shekulli u heshten, u injoruan, u përbuzen, u nëpërkëmben, dhe pas atij gjysëm
shekulli veprat e Atë Bernardin Palaj filluan të shkruhen e të përmenden, sic kemi
fatin që sot t’i kemi në revisten tonë dhë të mund t’i lexojmë.
Muzikant
dhe Muzikolog
Atë Bernardini njihet si muzikant. Është i njohur si autorë
i tekstit dhe i muzikes së këngëve tashë të njohura me përmbajtje patriotike si: “Flamuri”,
“Vaji i bylbylit”, e pra e përmbledhur në tetë vargje ku jepet e gjithë historia e
popullit shqiptarë ndersa e dyta i bën jehonë gjendjes së mjerueme të Shqipërisë nën
pushtimin fashist. Këto dy këngë me tekst dhe muzikë të Atë Bernardinit u përhapen
në tërë Shqipërinë e sidomos në mesin e rinisë shkodrane. Ndersa studiusi prof.
dr. Alfred Çapaliku shkruan se Atë Bernardini edhe si fëmjë i kishte rënë fyellit
e si djalosh e si burrë u bë i ditur edhe në muzikë, ku ishte edhe në orkestëren e
Liceut „ILLYRICUM” në Shkodër.
Fundi tragjik
Studiues të shumtë
i quajnë Atë Bernardin Palaj dhe Atë Gjergj Fishtën si “HOMERET SHQIPTARË” dhe vepran
e tyre si “ILIADË SHQIPTARE” por si përfunduan këta burra të kombit si: Palaj, Harapi
dhe Prenushi, Zadeja dhe Kurti? I burgosen, vdiqen nëper burgje disa nga torturat
e disa edhe i pushkatuan. Atë Bernardini e parandinte dhe u thoshte shokëve se
nuk do të mund t’u qëndrojë torturave. Dhe vertetë kështu ndodhi në oborrin e Kuvendit
Françeskan të kthyer në burg nga regjimi komunist. Atë e mundonin e rrahnin për vdekje
deri sa një ditë ia humbën ndienjat. Kjo vazhdoi deri sa edhe ju helmua gjaku dhe
vdiq nga një sëmundje i akuzuar si agjent i të huajve. Një atëdhetar i flaktë
që tërë jetën punoi për të mirën e kombit, të mirën e atëdheut u cilësua si i tillë.
Në vend të perfundimit
Studiuesi i jetës dhe i veprës së Atë
Bernardinit prof. Dr. Alfred Çapaliku në veprën e tij “Atë Bernardin Palaj - Jeta
dhe veprat” për këtë figurë madhorë të letërsisë shqipe ndër të tjera pohon: “Dhe
brezat që shkojnë e vijnë e quajnë argatin e folklorit Atë Bernardin Palaj “LONROST”
shqiptar. Nëse ELIAS LONROST ( 1802 - 1884 ) mblodhi këngë të moçme, histori dhe
legjenda duke udhëtuar në të gjitha tokat e tij, që i përdori si për rindertimin e
poemes kombëtare finlandeze, të njëjten gjë e bëri edhe Atë Bernardin Palaj duke jua
risjellë shqiptarëve nga mjegulla e kohërave”. Aleksander Tanushi, OFM