2012-09-28 16:43:30

Çmimin Ratcinger 2012 në teologji e fituan një historian laik e një teolog jezuit


Çmimin Ratcinger 2012 në teologji e fituan një laik e një teolog jezuit
Çmimi Ratcinger 2012, që ka arritur në edicionin e dytë, do t’i dorëzohet nga Papa Benedikti XVI filozofit e historianit francez Rémi Brague dhe teologut amerikan jezuitit Brian E. Daley. Çmimi u prezantua sot sot paradite në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë nga kardinali Camillo Ruini, president i komitetit shkencor të Fondacionit Joseph Ratzinger-Benedikti XVI e nga imzot Giuseppe Scotti, president i Fondacionit të Vatikanit.
Me fjalët e shqiptuara në homelinë e Pashkëve të këtij vitit, Benedikti XVI duke përcaktuar qëllimin e Fondacionit Joseph Ratzinger kërkoi të vihet në qendër të reflektimit çështja e Zotit. “Errësira vërtetë kërcënuese për njeriun – pati thënë Papa – është fakti që ai, në të vërtetë, është i aftë të shohë e të hulumtojë gjërat e prekshme, materiale, por nuk sheh se ku po shkon bota e nga vjen”. Ta vësh para syve të opinionit publik “çështjen e Zotit” – tha imzot Giuseppe Scotti – do të thotë ta zvogëlosh intensitetin e errësirës mbi Zotin e mbi vlerat e vërteta:
“Të caktosh dhënien e Çmimit Ratcinger do të thotë t’i shpërblesh ata njerëz e ato gra që, me studimin tyre dhe punën e tyre shkencore, kanë dhënë apo janë munduar t’i japin shpresë njeriut, pikërisht pse janë të aftë ta vënë Zotin në qendër si vlerën e parë e investimin më të madh për vet njeriun”.
E Çmimin e Papës Ratcinger, do të thotë një pergamenë dhe një vlerë prej 50 mijë eurosh, fituesit filozofi e historiani francez Rémi Brague dhe jezuiti amerikan atë Brian Daley, do të marrin më 20 tetor të ardhshëm në Sallën Klementina në Vatikan.
Duke prezantuar profilin e dy fituesve të Cmimit Ratcinger 2012, kardinali Ruini u ndal tek kërkimi i ushqyer nga Fjala e Zotit që karakterizon impenjimin e të dy studiuesve.
Rémi Brague sipas mendimit tim është një filozof i vërtetë e njëkohësisht historian i madh i mendimit dhe i kulturës, që bashkon forcën spekulative e vizionin historik me fenë e krishterë e katolike të thellë e të qartë, pa komplekse.
Brian E. Daley është një historian i madh i teologjisë patriotike, por edhe një njeri i impenjuar me të gjitha fuqitë e veta në jetën e në misionin e Kishës, që bashkon në mënyrë shembullore rigorozitetin shkencor me pasionin për Ungjill”.







All the contents on this site are copyrighted ©.