2012-09-28 17:34:39

Në Rusi, projektligj i ri kundër blasfemisë


Deri pesë vjet burgim në Rusi për profanimin e shkatërrimin e simboleve fetare. Këtë parashikon projektiligji i ri kundër blasfemisë, i cili u paraqit javën e kaluar në Moskë. Teksti, sipas agjensisë AziaNjuz, ka përkrahjen e të gjitha partive të Dhomës së Ulët të parlamentit, si edhe konsensusin e Patriarkatit ortodoks e të bashkësisë myslimane. Nëse feja fyhet publikisht, ose gjatë shërbimeve liturgjike, parashikohen gjoba deri në 300 mijë rubla, gati 10 mijë dollarë amerikanë. Gjithashtu, ligji dënon edhe me punë të detyruar deri në 200 orë e me burgim deri në 3 vjet. Për profanimin e shkatërrimin e objekteve fetare, gjobat shkojnë nga 100-500 mijë rubla, puna e detyruar deri në 400 orë e burgimi deri në 5 vjet. Sipas një sondazhi, 82% e popullsisë është në favor të ashpërsimit të dënimeve në rastet e blasfemisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.