2012-09-28 17:34:16

Në Evropë, rritet numri i femrave të shfrytëzuara seksualisht


Trafiku i njerëzve është burimi i dytë kryesor i fitimeve, pas atyre të drogës, për kriminelët e të gjitha ngjyrave. Ky denoncim bëhet në Raportin e paraqitur nga Zyra e Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian. Tre të katërtat e viktimave shfrytëzohen seksualisht e 79% e tyre janë gra. Në këtë numër, përqindja e të miturve është mjaft e rëndësishme, arrihet në 12%. Rumania e Bullgaria, vendet më të prekura. Morëm opinionin e motër Eugjenia Bonetit, përgjegjëse e Zyrës për Trafikun e grave dhe të të miturve në Bashkimin e murgeshave eprore të Italisë:
Edhe më i çuditshëm është fakti se, megjithëse po punojmë prej vitesh, kjo skllavëri e tmerrshme e shekullit të 21-të nuk duket se po pakësohet: si në tipologji, si në numër, është fenomen në rritje. Të miturat, sot, janë shtuar në numër. Problemi është i jashtëzakonshëm. Flitet për 12 milion njerëz brenda këtij trafiku, 80% e të cilëve shfrytëzohen seksualisht. Jemi gjithnjë e më të bindur se, nëse nuk ulet kërkesa, nuk do të arrijmë ta godasim kurrë këtë fenomen të tmerrshëm. Vetëm në Itali, mendojmë se shfrytëzimi seksual përfshin për një muaj, 9 milion klientë. Kemi një ligj, që u njeh të shfrytëzuarave, statusin e reduktimit në skllavëri. Kështu, vajzat e gratë mund të strehohen në shtëpi-familje, që shpesh administrohen nga Kisha, e duhet t’u jepet një leje e rregullt qëndrimi. Fatkeqësisht, ligji ekziston, por nuk zbatohet ashtu siç duhet, për shkak të bashkëpunimit të paktë të institucioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.