2012-09-28 17:35:00

1,5 miliard dollarë nga OKB-ja për arsimin në botë


Një miliard e gjysëm dollarë për një nismë, që quhet “Education first” (Edukimi më parë), për ta kthyer arsimin në përparësi globale. Ky është financimi i OKB-së, e cila dëshiron të arrijë objektivat e Mijëvjeçarit, në vitin 2015, siç u parashikua në fillim të viteve 2000.
“Duam që fëmijët të frekuentojnë shkollën fillore e të vazhdojnë më tej në atë lloj arsimimi e edukimi, që mund t’i ndihmojë të kenë sukses në jetë”: kështu u shpreh Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, gjatë paraqitjes së iniciativës.
Sipas një raporti të UNESCO-s, në fund të viteve ’90, rreth 108 milion fëmijë nuk frekuentonin shkollën. Sot, numri është përgjysmuar në 61 milion. Rezultat i rëndësishëm, falë bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.